Në Komunën e Shkupit sot u promovua fillimi I implementimit të programit për afirmimin e kuadrove dhe profileve të reformave në shkollimin e mesëm.

Kryebashkiaku i Shkupit Petre Shilegov, Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska dhe Ambasadorja Zvicerane Sibil Suter mbajtën një takim konsultativ me menaxhmentin e shkollave të mesme profesionale të Shkupit dhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, rreth nevojës për reforma dhe përparimit të arsimit të mesëm profesional.

Gjatë këtij procesi, duke iu falenderuar Ministrisë së arsimit dhe shkencës dhe Qevrerisë, duke iu falenderuar Ambasadës së Zvicrës dhe qytetit të Shkupit, kemi bërë analizë të nevojave të tregut, kemi përfshirë edhe kompanitë, me qëllim që fëmijët që mësojnë në arsim të mesëm të jenë mjaftueshëm profesionalë dhe të aftë dhe të prodhohen kuadro për t’i plotësuar nevojat e tregut”.

Afrimi i sektorit privat dhe procesit mësimor është prioritet, prandaj ky dialog po inicohet përmes projektit të Ambasadës Zviceriane në RMV, dhe i cili do të zgjasë tetë vite, sipas Ambasadores Suter përvoja Zviceriane ka se cka ti jep sistemit arsimor në RMV.

“Ju e dini Zvicra ka shumë se cka të jep sepse ne jemi të njohur për një sistem arsimorë shumë funksional gjë që e bën ekonominë tonë më konkuruese dhe me ndërmarrësi inovatore në treg. Ne duam të dëgjojmë se cka duan kompanitë në të ardhmen dhe ta sjellim atë në arsimin e mesëm profesional”.

Ministrja Carovska ka potencuar se në këtë mënyrë nxënësit në shkolla të mesme jo vetëm që do të mësojnë me programe bashkëkohore, të përgatitura bashkë me kompanitë, por gjithashtu njohuritë e tyre praktike do t’i zbatojnë në kompani.

“Qëllimi është që ta kthejmë besimin në mes kompanive dhe shkollave, që shteti ynë e mban mend si pozicion ose si gjendje, për arsye se asnjëherë nuk mund të keni shkolla të mesme profesionale të pajisura me teknologjinë më të re dhe në anën tjetër në nivel lokal kompanitë që disponojnë me teknologji adekuate që për momentin janë konkurente në tregun e punës”.

Së fundi MASH ka realizuar një analizë me 450 kompani në mbarë vendin nga e cila 85% e kompanive kane treguar gadishmëri për të bashkëpunuar me shkollat e mesme profesionale dhe të pranojnë nxënës për mësim praktik.

Klan Macedonia