neymar_afp

Pjesëmarrja e Neymar në Kupën e Amerikës ka zgjatur vetëm 2 ndeshje. Sulmuesi brazilian është ndëshkuar me 4 ndeshje pezullim nga Komisioni Disiplinor i Konfederatës Amerikanojugore të Futbollit.

Shkak është bërë nervoziteti i 23-vjeçarit që goditi një kundërshtar me top dhe më pas duke u përfshirë në zënkë me të tjerë futbollistë, në fund të takimit me Kolumbinë.

Neymar nuk është përmbajtur edhe në tunelin që e çonte drejt ambienteve të brendshme të stadiumit duke ofenduar arbitrin, i cili i nxorri edhe kartonin e kuq. Një ndëshkim që u shoqërua me polemika, pasi vendimi u ndryshua disa herë.

Brazili është pjesë e grupit C ku ekipet pas 2 ndeshjeve kanë të gjithë nga 3 pikë. Ndeshjet e fundit do të vendosin ekipet që do të shkojnë në fazën çerekfinale.

Tv Klan