Një ndër artistet shqiptare më të dashura dhe më të komentuara është padyshim Tayna, e cila ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm.

Ashtu si të gjithë, edhe reperja ka bërë “bilancin” e 2021-shit tani që kanë mbetur dhe pak ditë që ky vit të quhet i shkuar. Nëpërmjet një interviste virtuale në InstaStory, Tayna i ka pyetur ndjekësit në rrjetet sociale se çfarë duan të shohin nga viti që po lëmë pas përsa i përket përjetimeve të artistes.

Kërkesat kanë qenë të ndryshme dhe Tayna ka menduar që të ju përgjigjet ndjekësve të saj nëpërmjet bërjes publike të disa fotove të papublikuara më parë, të cilat tregojnë momente të ndryshme të saj gjatë 2021-shit./tvklan.al