Ngadalësimi i ekonomisë, ekspertët: Shkak dobësimi i Euros dhe situata politike

Ngadalësimi i ekonomisë, ekspertët: Shkak dobësimi i Euros dhe situata politike

15:41 01/04/2019

Shenjat e rënies së prodhimit vendas, ku eksportet gjatë dy muajve të parë të vitit ranë me 6.3% , papunësia u rrit me 1300 persona në periudhën e fundit të 2018-s, ndërsa të ardhurat në buxhet po shënojnë rënie, janë tregues që për ekspertët po paralajmërojnë një ngadalësim të rritjes ekonomike.

Profesorët e ekonomisë thonë se e gjithë kjo situatë është krijuar për shkak se nuk janë marrë reformat e thella strukturore, por vetëm aksione dhe platforma afatshkrutra.

Por, Selami Xhepa shton se një tjetër faktor është edhe ndikimi i forcimit të monedhës kombëtare, e cila ka goditur eksportet por edhe mbledhjen e taksave në buxhet, ku shumica e të hyrave nga importet vijnë në monedhën Euro. Ata shtojnë edhe një tjetër faktor, situatën politike.

Tremujori i fundit i vitit 2018 shënoi një rritje ekonomike në nivelin 3.1%, ritëm ky i ngadalësuar. Gjatë këtij viti, prodhimi i energjisë elektrike ka rënë ndjeshëm, ndërsa kemi qenë eksportues neto të saj, ndërsa edhe ecuria e shpenzimeve kapitale në buxhet është e dobët. Vetë Banka e Shqipërisë paralajmëroi një ngadalësim të ekonomisë në këtë periudhë duke i veshur asaj edhe efektet e gjendjes politike.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT