Ngjyra, muzikë dhe vallëzim, qytetarët e Amazonës në Brazil festojnë traditën e tyre





Ngjyra, muzikë dhe vallëzim, qytetarët e Amazonës në Brazil festojnë traditën e tyre

14:58 28/06/2022

Nuk bëhet fjalë për karnavalin në Sambodromo të Rio de Zhaneiros. Por për festivalin Boi-Bumba në Amazonën braziliane që feston ngjyrat, muzikën dhe traditën e folklorit të saj pas një pauze 2-vjeçare për shkak të Covid-19.

Qyteti amazonik i Parintins priti Festivalin e tij të 55-të Folklorik, një festë vjetore që feston një legjendë lokale, të ringjallur me një garë midis dy ekipeve, Garantido (e kuqe) dhe Caprichoso (blu), në qendrën kulturore të Parintins.

Për tre ditë, çdo ekip duhet të kalojë tjetrin me shfaqje me ngjyra dhe muzikë ritmike për të sjellë në jetë temat dhe legjendat  e qytetit amazonik. Garantido prezantoi temën “Amazoni i popullit të kuq” ndërsa Caprichosos paraqiste nëntemën “Amazon: Lufta jonë në poezi”.

Sekretari i Kulturës, Marcos Apolo Muniz, tha se ndihej i kënaqur duke parë numrin e vizitorëve dhe burimet e pritshme që festivali do të sjellë  për vendin.

Klan News













Të ngjashme