Ngrohja globale po dëmton produktivitetin bujqësor





Ngrohja globale po dëmton produktivitetin bujqësor

23:57 11/08/2022

Popullatat që përballen me pasiguri ushqimore po mbajnë barrën më të rëndë të ndryshimeve klimatike

Kriza klimatike tashmë po prek prodhimin e sistemeve bujqësore të botës, me produktivitet shumë më të ulët se sa do të kishte qenë nëse njerëzit nuk do ta kishin ngrohur me shpejtësi planetin, ka zbuluar një studim i ri.

Përparimet në teknologji, përdorimi i plehrave dhe tregtia globale kanë lejuar që prodhimi i ushqimit të zvogëlohet, megjithëse me pabarazi të mëdha që kanë  lënë miliona njerëz të vuajnë nga kequshqyerja.

Por rritja e temperaturave në këtë kohë ka vepruar negativisht mbi produktivitetin bujqësor, sipas hulumtimit të ri, të botuar në “Nature Climate Change”. Produktiviteti në fakt ka rënë me 21% që nga viti 1961, krahasuar me atë nëse bota nuk do t’i nënshtrohej ngrohjes së shkaktuar nga njerëzit.

Me popullsinë globale që do të rritet në më shumë se 9 miliardë deri në vitin 2050, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB-së pret që prodhimi i ushqimit do të duhet të rritet me rreth 70%, me prodhimin vjetor të kulturave bujqësore me gati 1 miliard ton dhe prodhimin e mishit në rritje me më shumë se 200 milion ton në vit deri në këtë pikë.

Ndërkohë, temperaturat globale po rriten me një ritëm që shkencëtarët paralajmërojnë se është jashtëzakonisht i rrezikshëm për qytetërimin.

Ndërsa bujqësia në përgjithësi në dekadat e fundit, kërcënohet gjithnjë e më shumë nga valët e të nxehtit që po thajnë disa kultura.  Në vitin 2019, shkencëtarët që analizuan 10 kulturat kryesore globale që ofrojnë shumicën e kalorive tona ushqimore zbuluan se ndryshimi i klimës po redukton prodhimin në mbarë botën të produkteve kryesore si orizi dhe gruri. Përsëri, vendet më pak të pasura po vuajnë më keq nga kjo situatë.

Rajonet që ky dokument thekson se përjetojnë reduktimet më të mëdha në produktivitetin bujqësor janë Amerika Qendrore dhe Sahel. Kjo do të thotë se popullatat që po përballen me pasiguri ushqimore po mbajnë mbi supe barrën më të rëndë të ndryshimeve klimatike.

Klan News













Të ngjashme