Nik Xhelilaj

Aktori shqiptar Nik Xhelilaj ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga prapaskenat e filmit që po xhiron në Gjermani, “Winnetou”.

Ai ka postuar këtë imazh në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën shkruan se po bën disa prova për grimin.

Aventurat e këtij heroi imagjinar amerikan janë frymëzuar nga romani i autorit gjerman, Karl May.

Rikthimi i “Winnetou”, rol që do të luhet nga shqiptari Nik Xhelilaj, do shfaqet për publikun në 3 filma, secili nga 90 minuta dhe do të ketë premierën në vitin 2016./tvklan.al