Këtë vit shkollor ne programin kombëtar “Shëndet në shkolla” veç kontrollit dentar, atij okulistik dhe kontrollit te dëgjimit do të përfshihet dhe depistimi për sëmundjen aq të përhapur tek fëmijët e moshave shkollore, atë të skoliozës.

Për evidentimin e rasteve që më pas do të referohen tek specialistët do të trajnohen profesorët e fiskulturës.

“Së bashku me programin “Save the children” jemi duke bashkëpunuar për të trajtuar 200 mësues fizkulture, të cilët do të kenë mundësi që nëpërmjet vlerësimeve që i bëjnë nxënësve të evidentojnë kush janë ata fëmijët që kanë nevojë për ndërhyrje më të specializuar pastaj tek mjek fizioterapie apo ortoped…”

Për të prezantuar këtë program të ri kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë shfrytëzuan një vizitë në shkollën Mihal Grameno në kryeqytet, një prej institucioneve arsimore përfituese ë programeve të kujdesit shëndetësor, me 850 nxënës dhe me 1400 depistime në një vit.

Shkolla e cila ka pjesë të infrastrukturës së saj, kabinetin e mjekëve, kabinetin e depistimit te shikimit, si dhe kabinetin dentar dhe ku për herë të parë do të shtohet Programi i Depistimit të Skoliozës.

Tv Klan