Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet që brenda tri ditëve në vazhdim t’i drejtohet qytetarëve të saj ku pritet ti prezantojë kërkesat e Serbisë për shkak siç ka thënë të “sulmeve substanciale dhe brutale ndaj popullsisë serbe në veri të Kosovës”.
Pas takimit që ka zhvilluar me të dërguarin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, Vuciç në një shkrim në Facebook ka hedhur kritika të bashkësia ndërkombëtare pasi sipas tij nuk i ka përmbushur, “ato që Serbia kërkon, dhe synon të bëjë”.
Përveç me Lajçakun, ai është takuar edhe me ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill.
“Serbia nuk është gati dhe nuk do të lejojë persekutimin e popullsisë serbe dhe është e qartë që ky është synimi i vetëm i Qeverisë së Kurtit. Sot patëm biseda të ndara dyorëshe për Kosovën fillimisht me Miroslav Lajçakun dhe me ambasadorin amerikan, Christopher Hill dhe në 72 orët e ardhshme do t’i drejtohemi publikut. Ne do t’ju përgjigjemi me masa serioze në 72 orët e ardhshme”, tha Vuçiç.
Vuçiç ka thënë se Serbia është gjithmonë gati për dialog. E Lajçak nuk ka folur pas takimit për mediat.
Ai ka thënë ditë më parë se do të shkojë në Beograd për t’u përgatitur për takimin e radhës mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve për çka pala kosovare është pajtuar në vizitën e fundit të Lajçak në Prishtinë.
Tv Klan