Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja për nisjen e vitit të ri mësimor ishte në shkollën e mesme profesionale teknike  elektrike “Gjergj Canco” në Tiranë, ku ndjekin mësimin rreth 1100 nxënës. Interesi për shkollat profesionale është rritur sipas ministrit, dhe këtë vit janë regjistruar në vitet e para 4450 nxënës.

Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit: Sivjet kemi rekord në regjistrime në shkollat profesionale që shënon gati mbi 10% në përgjithësi, deri tani të paktën. Shtatori është i hapur për regjistrime, kështu që ftoni shokë apo dhe njerëz të njohur, sepse është një trend i cili  po zgjerohet dhe tregon se është zgjedhja e duhur ndonjëherë për të kaluar në këto profesione.

Sipas ministrit, tregu i punës ka një interes të lartë për të rinjtë që mbarojnë shkollat profesionale.

Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit: Detyra jonë është që ju të keni një alternativë serioze në Shqipëri edhe të që të jetë kjo gjë, duhet që pagat të mos jenë ato që janë sot. Pagat rriten të jenë në propocion me shpenzimet dhe me nevojat.

Këtë të hënë nisën vitin e ri shkollor edhe rreth 15 mijë nxënës të shkollave të mesme profesionale në mbarë vendin.

Klan News