Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu nga shkolla “Mihal Grameno” kanë lajmëruar nisjen e programit kombëtar të depistimit të skoliozës për nxënësit e shkollave.

Skolioza pediatrike është një gjendje në të cilën shtylla kurrizore e një fëmije përkulet në mënyrë jonormale anash dhe shkaktar sipas ekspertëve janë çantat e shkollës, por edhe teknologjia, pasi fëmijët qëndrojnë në pozicionin jo të duhur dhe për kohë të gjatë në telefon.

Kryeministri Rama pa nga afër edhe një prej 200 kabineteve dentare që janë instaluar në shkolla.

Në total në shkollat publike janë 400 mjekë dhe infermierë që kujdesen për shëndetin e fëmijëve, duke diagnostikuar dhe parandaluar në kohë sëmundje të caktuara, ndërkohë depistime kryhen për kujdesin dentar, shikimin dhe dëgjimin.

Klan News