Me afrimin e sezonit turistik, në zonat bregdetare ka nisur pastrimi i plazheve. Në Durrës, me tonelata leshterikë të nxjerra nga dallgët e detit po largohen nga bregu. Ndërhyrja për pastrimin bëhet gjatë natës, por problem mbetet vend-depozitimi i tyre pas mbylljes së landfillit në Durrës.

“Nuk i dërgojmë dot në Tiranë, por kemi gjetur subjekte që ju duhet për mbushje apo për të tjera punë”.

Sipas Dhulit, gjithçka do të jetë gati brenda muajit Maj.

“Besoj se në 10 ditëshin e parë të muajit Maj do të jemi gati për sezonin. Do të bëjmë dezinfektimin”.

Edhe në plazhin e Velipojës po kryhet pastrimi për të pritur turistët.

“Rreth 70% e brezit ranor është pastruar dhe vazhdon puna, plazhi i Velipojës dhe i Rrjollit furnizohet 24 në 24 me ujë të pijshëm”.

Brezi i rërës do t’i nënshtrohet edhe dezisektimit, me qëllimin për të ofruar një mjedis të pastër për pushuesit.

Tv Klan