Nis sot Festa e Birrës në Korçë





Nis sot Festa e Birrës në Korçë

12:20 17/08/2022

5 ditë argëtim për pushuesit nga i gjithë vendi

E kthyer tashmë në një traditë, Festa e Birrës në Korçë vjen në edicionin e saj të 16-të.

Me mijëra vizitorë nga vendi dhe rajoni do të shijojnë disa prej prodhimeve të birrave që marrin pjesë në këtë festë, shoqëruar me muzikën më të mirë në datat 17 deri në 21 Gusht.

Emrat më të njohur të muzikës shqiptare si Aurela Gaçe, Eranda Libohova, Eugent Bushpepa, Capital T, Ëest Side Family etj do të jenë pjesë e 5 koncerteve madhështore, që do të mbahen në skenën e festës pranë Terminalit të Autobusëve.

Për herë të parë në Shqipëri, Festës së Birrës i bashkohet këngëtari grek Kostantinos Argiros, një nga emrat më të njohur në Greqi. Ai do të performojë më 20 Gusht dhe biletat për koncertin e tij kanë nisur të shiten në çdo pikë Easypay në Shqipëri ose online në faqen zyrtare të festës.

Një tjetër risi e këtij edicioni do të jetë mundësia që vizitorët të rezervojnë vendin e tyre në një zone të dedikuar përballë skenës me shërbim të veçantë. Ndërsa ata që nuk duan të rezervojnë një tavolinë, hyrja do të jetë e lirë në çdo hapësirë tjetër.

Klan News













Të ngjashme