350 mijë nxënës në të gjithë vendin i janë drejtuar bankave të shkollës pas pushimeve verore.

Këtë të hënë nisi viti i ri shkollor, ndërsa mësohet se 28 mijë fëmijë do të nisin klasën e parë.

Prej ditës së sotme për nxënësit me nevoja të veçanta do të ketë 2100 mësues ndihmës, pra 200 më shumë se në vitin 2023.

Po ashtu janë shtuar edhe numri i psikologëve dhe punonjësve social, 50 më shumë se vitin e kaluar.

Ministria e Arsimit ka shpërndarë tekste falas për 238 mijë nxënës, ndërsa janë shtuar edhe 25 shkolla të reja./tvklan.al