1800 nxënës u ulën për herë të parë në bankat e shkollës në Durrës. Procesi i mësimit nisi normalisht ndërsa nxënësit u rikthyen edhe në 4 institucione arsimore që ishin të mbyllura për shkak të tërmetit. 3 gjimnaze dhe një shkollë 9-vjecare janë rindërtuar duke rihapur sërish dyert.

Më shumë se 15 mijë nxënës nisën vitin e ri shkollor edhe në Elbasan. Ky është një numër thuajse i njëjtë krahasuar me një vit më parë ndërsa dy shkolla kanë rihapur sërish dyert pasi janë rindërtuar për shkak të uljes së numrit të nxënësve në zonat e thella, 4 institucione arsimore janë mbyllur, por asnjë mësues nuk ka dalë nga sistemi.

Dita e parë e shkollës ka nisur normalisht edhe në Korcës. Në total janë të regjistruar deri tani mbi 20 mijë nxënës në sistemin parauniversitar. Në disa fshatra të thellë të qarkut 6 institucione arsimore janë mbyllur për shkak të lëvizjeve në rrethe të tjera të vendit. Por megjithatë sipas autoriteteve arsimore nuk është shqetësuese, shifrat nuk janë problematike.

Më shumë se 1200 nxënës janë ulur për herë të parë në bankat e shkollës në Shkodër. Procesi ka nisur normalisht. Në këtë qark nuk ka asnjë shkollë të mbyllur ndërsa në disa prej tyre janë ristrukturuar.

Mësimi ka filluar normalisht edhe në qarkun e Fierit. Rreth 1 mijë nxënës janë ulur për herë të parë në banka ndërsa sipas autoriteteve kjo shifër është thuajse e njëjtë me një vit më parë. E gjithë infrastruktura arsimore është bërë gati ndërsa edhe numri i mësuesve është i njëjtë si vjet.

Në të gjitha shkollat e qarkut të Lezhës mësimi ka filluar normalisht ndërsa në bashkinë e Lezhës janë mbi 600 nxënës janë ulur për herë të parë. Më shumë se 400 nxënës kanë nisur klasën e 10 ndërsa në total janë  rreth 7500 nxënës. Rihapi dyert edhe shkolla Gjergj Kastrioti e rindërtuar pas tërmetit të vitit 2019.

Më shumë se 6500 nxënës nisën vitin e ri shkollor në Dibër ndërsa më shumë se 500 prej tyre u ulën për herë të parë në banka. Sipas autoriteteve një rënie të vogël të numrit në zonat e thella  ndërsa 4 institucione arsimore janë mbyllur.

Edhe në Gjirokastër të gjitha shkollat kanë hapur dyert për të pritur më shumë se 3300 nxënës ndërsa rreth 230 prej tyre janë ulur për herë të parë në banka. Sipas autoriteteve ky numër është thujse i njëjtë me një vit më parë.

Klan News