66 ushtarakë shqiptarë u përcollën për një tjetër mision të NATO-s në Afganistan. Kontingjenti i radhës përbëhet nga dy toga të batalionit Komando dhe batalionit të tretë të këmbësorisë së Poshnjes. Nisja e tyre përkoi edhe me 106-vjetorin e Forcave të Armatosura.

Ministrja Xhaçka vlerësoi kontributin e trupave shqiptare në misionet jashtë vendit dhe se së shpejti forcat shqiptare do të jenë në misione paqeruajtëse edhe nën ombrellën e OKB-së. Ajo tha se Shqipëria është prezent në Afganistan, ku për herë të parë këtë vit forcat speciale po trajnojnë forcat speciale afgane.

Me rastin e 106-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura, në Muzeun e Forcave të Armatosura u çel ekspozita fotografike për ministrin e parë të Mbrojtjes të Shqipërisë, Mehmet Pashë Dërralla, i cili ka edhe 175-vjetorin e lindjes.

Tv Klan