Klan News raporton se i shumëkërkuari Durim Bami është liruar pas 2 muajsh në Dubai.

Gjatë kohës që Bami ishte i arrestuar në Dubai, Ministria e Drejtësisë nisi zyrtarisht kërkesën për ekstradimin e 45-vjeçarit.

Kërkesa mbante firmën e Ministrit Ulsi Manja dhe u dërgua në rrugë shkresore dhe elektronike. Marrja në dorëzim e dosjes penale të Bamit u konfirmua dhe nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara.

Rreth 2 muaj më parë, Bami u arrestua në Dubai falë shkëmbimit të informacionit nga Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dabi.

Emri i tij doli në dosjen Revansh, ku Bami kishte rol aktiv në planifikimin e vrasjes së Arben Ndokës, Hektor Xheçukës dhe Erigers Mihasit./tvklan.al