Balluku: po punohet me shpronësimet

Këtë të mërkurë nisi puna në Lotin e dytë të Unazës Veriore të Tiranës e cila është pjesë e projektit të Unazës së Madhe dhe do të ketë një gjatësi prej rreth 2.7 kilometrash. Punimet u inspektuan nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila tha se ky investim do t’i japë frymëmarrje qarkullimit në kryeqytet.

“Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Veriore të Tiranës, pjesë e projektit të Unazës së Madhe”.

Ministrja tha se paralelisht po punohet për shpronësimin e banesave dhe akomodimin e familjeve, qofshin ato me tapi apo të palegalizuara.

“Fatkeqësisht një pjesë e tyre janë të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, të palegalizuara, por si në rastet e tjera ne do të marrim të gjitha masat për të akomoduar familjet që kanë banesa të palegalizuara. Në këtë lot janë më pak shpronësime rreth 60 njësi”.

Ministrja shtoi se do të vazhdojë informimi i qytetarëve dhe diskutimi me ta, ndërkohë që puna do të shtrihet në 7 lotë të Unazës Veriore të Tiranës.

Tv Klan