Katër persona u vranë dhe nëntë të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr me armë mëngjesin e së mërkurës në shkollën e mesme Apalachee në shtetin amerikan të Xhorxhias.

Krimi i rëndë sipas medias amerikane CNN është kryer nga një 14-vjeçar, i cili është arrestuar nga e policisë. Ai po merret në pyetje për të mësuar motivin e këtij sulmi që trondit SHBA-të.

Të shtënat e armëve u lajmëruan nga nxënësit e shkollës nëpërmjet mesazheve të familjarëve.

Menjëherë pas lajmit dhjetëra e qindra familjarë të alarmuar u mblodhën rreth shkollës, pasi fëmijët e tyre ishin të bllokuar brenda klasave të shkollës.

Ngjarja e rëndë u dënua menjëherë presidenti Xho Bajden, i cili vuri theksin se duhet të ndalohet mbajtja e armëve dhe se nuk mund ta pranojnë këtë si një situatë normale.

Tv Klan