Video ku tre djem abuzojnë me një vajzë që është pa ndjenja është regjistruar në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Prokuroria e Tiranës që nisi hetimet pas publikimit të këtyre pamjeve në rrjetet sociale, njoftoi se policia ka arrestuar njërin nga autorët.

Është Evarist Pasha, 24 vjeç, ky që shihni në foto të nxjerrë nga videoja e skandalit. Ai shfaqet hapur dhe duket se hetuesit nuk e kanë patur të vështirë identifikimin e tij.

pasha

Burime pranë Policisë së Tiranës bëjnë të ditur se është identifikuar edhe vajza e videos e cila është marrë në pyetje dhe ka sqaruar rrethanat në të cilat është bërë xhirimi.

Sipas të njëtave burime bëhet fjalë për vajzën në moshë të mitur Xh.K. 17- vjeç. Ajo ka deklaruar se nuk e njeh të arrestuarin Evarist Pasha, ndërsa dy djemtë e tjerë i njeh sepse sëbashku me ta ka qenë në një lokal.

Ajo ka dëshmuar se është derguar pa ndjenja në spital ndaj nuk di të thotë se cfarë i ka ndodhur aty.  Vetë i arrestuari Evarist Pasha ka pranuar se ka qenë prezent kur është filmuar videoja, por ka thënë se nuk i njihte vajzën dhe dy djemtë që e shoqëronin.

Nga ana e saj Prokuroria thote se ngjarja ka ndodhur ne muajin shkurt te vitit 2014, ne spitalin publik ne Tirane. Drejtorja e Qendres Spitalore Universitare, Nene Tereza, Ogerta Manastirliu pohoi se videoja ishte regjistruar ne ambientet e ketij spitali, por kohe me pare.

Ogerta Manastirliu – Drejtoreshë e QSUT: “Videoja e dhënë nga mediat sociale është një video e cila sigurisht nuk i përket kësaj periudhe pra është e hershme ashtu dhe siç mund të identifikohet qartazi në ambientet ku jemi tani, në ambjentet urgjencës së sëmundjeve të brendshme dhe ku mund të shihet qartazi ndryshimet që kanë ndodhur. Jemi të bindur për të metat që vazhdon të ketë ende sistemi shëndetësor, po ashtu siç mund të themi se këtë vit kemi bërë ndryshime thelbësore në sistemin tonë dhe gjatë 2015 do të bëjmë atë që askush nuk e imagjinonte në 2013”

Paralelisht me hetimin e Prokurorisë, edhe Ministria e Shëndetësisë ngriti një grup pune.

Ilir Beqaj – Ministër i Shëndetësisë: “Sigurisht që nëse ajo video është e vërtetë ngjarja është shumë e rëndë, ne kërkojmë nga organet kompetente të zbulojnë vërtetësinë e saj dhe pastaj të nxjerrin të gjithë personat përgjegjës. Jemi në dispozicion të ofrojmë gjithë informacionin e nevojshëm dhe që ne disponojmë në mënyrë që qoftë personeli mjekësor po qoftë dhe personat e tjerë nëse video është autentike të marrin ndëshkimin që meritojnë.”

Nga pamjet filmike shihet se ka ngjashmëri mes vendit ku eshte xhiruar videoja dhe urgjencës së sëmundjeve të brendshme, nga ku u bë deklarata e Ministrit të Shëndetësisë dhe Drejtoreshës së QSUT –së.

Ndryshon vetëm ngjyra e murit. Pas nisjes së hetimeve, videoja u bllokua nga Youtube dhe është zhdukur nga të gjitha portalet dhe rrjetet sociale që e publikuan atë.

Tv Klan