Hamish Harding, një biznesmen miliarder dhe eksplorues britanik, raportohet të jetë në bordin e nëndetëses që rezulton e zhdukur në ujërat e Oqeanit Atlantik (Lexo më shumë).

Ishte vetë Harding që postoi në rrjetet sociale se nëndetësja e cila përdoret për ekspedita në rrënojat e Titanikut, ishte nisur nga St John’s, Newfoundland të Kanada të shtunën. Ajo mbërriti pranë vendit ku ndodhet anija e fundosur në Oqeanin Atlantik, mëngjesin e së dielës.

Mbetet e paqartë se kush tjetër ishte në bordin e nëndetëses, por sipas kompanisë që e zotëron, OceanGate, ajo është e dizenjuar për të mbajtur 5 persona.

Hamish Harding
Hamish Harding

Po sipas kompanisë, nëndetësja ka burime për të jetuar, për të gjithë ekuipazhin, deri në 96 orë. Roja bregdetare e Boston, në një prononcim për BBC tha se operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë.

E fundosur në Atlantik pasi goditi një ajsberg në 1912-n, Titaniku ndodhet rreth 3 800 metra nën nivelin e detit, në fund të oqeanit. Ajo gjendet rreth 600 kilometra nga brigjet e Newfoundland të Kanadasë.

Kompania që ka në zotërim nëndetësen ofron paketa 8 ditore për të parë mbetjet e Titanikut me një çmim prej 250 mijë dollarësh për person./tvklan.al