Një tjetër film për bionden e preferuar nga të gjithë do t’i shtohet kinematografisë botërore. Këtë herë do të jetë regjisori neozelandez Andrew Dominik, ai që do të risjellë në ekran Marilyn Monroe.

Filmi, i cili do të titullohet “Blonde” do të ketë aktoren Ana De Armas, që do të vijë në rolin e ikonës së bukurisë femërore. Regjisori është shprehur se ky film do të jetë ndryshe nga çdo projekt i cili është përkushtuar Monroe-s.

Për të parën herë ky film do të sjellë transformimin e aktores Norma Jeane Mortenson në Marilyn Monroe, në muzën e krijimtarisë kinematografike. “Blonde” do të tregojë sesi aktorja ishte në të vërtetë, në jetën e saj personale, por dhe përsa i përket karrierës së saj.

Një tjetër e veçantë që filmi “Blonde” do të jetë është se pjesë e produksionit është dhe një nga meshkujt më seksi të Hollywood, Brad Pitt.

Klan Plus