Kjo është macja Potato, të cilit iu desh që t’ia hiqnin veshët për shkak të tumorit. Potatoja jetoi si një mace endacake me disa mace të tjera të rrugës. Më vonë Potato, u mor në shtëpinë e një gruaje të moshuar nga Hong Kongu, por ajo fatkeqësisht vdiq në vitin 2016. Më pas, një strehë lokale për macet u kujdes për ta.

Ndërkohë, në vitin 2018, një çift vendosi ta adoptojë atë. Fatkeqësisht, në veshin e maces u gjet adenomë ceruminoze, një tumor i veshit që mund të shkaktojë dhimbje dhe humbje dëgjimi nëse nuk trajtohet. Pas disa konsultimesh, vetërinerët u thanë pronarëve që macja duhej t’i nënshtrohej një operacioni për t’i hequr veshët që tumori të mos përhapej.

“Mjerisht u bë më keq dhe në fund të Nëntorit 2019, dhe pas konsultimit me veterinerin, u vendos që do të ishte më mirë të hiqeshin kanalet e veshit për të shmangur rishfaqjen, përhapjen dhe më shumë vuajtje. Operacioni shkoi pa probleme dhe Potato u shërua. Ne e adoptuam atë zyrtarisht pas operacionit”, tha pronari i maces.

U deshën vetëm dy javë që qepjet e veshit të maces të shëroheshin dhe tani ai është i lumtur dhe i shëndetshëm në shtëpinë e tij.

Pronarët e tij i kanë krijuar një llogari në Instagram të quajtur @no_ear_meow_potato , e cila ka 17,500 ndjekës, plot me foto të adhurueshme të maces.

“Dëgjimi i tij është më pak i ndjeshëm se më parë, si ajo që dëgjojmë kur mbulojmë veshët me duar. Por për fat ai është ende shumë i përgjegjshëm dhe efektet anësore të dukshme nuk kanë ndodhur. Si një mace rruge, personaliteti i tij ishte si një gangster në të kaluarën, por në fakt, ai është shumë i adhurueshëm. Ai ishte i turpshëm në fillim, por pasi u përshtat, u bë shumë lozonjar dhe ndërveprues”, u shpreh pronari i maces./tvklan.al