Obama dal Papa:corteo presidenziale giunto in VaticanoPas vizitës 3 ditore në Hollandë, Presidenti amerikan Barak Obama mbërriti në Itali për një vizitë zyrtare. Takimi i parë ishte ai i paradites me Papa Françeskun në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Obama shprehu vlerësimin për drejtimin e novator të Papa Françeskut në krye të Kishës Katolike. Ndërsa u diskutua edhe për abortin apo martesat mes partnerëve të së njejtës gjini.

Presidenti amerikan Barak Obama zhvilloi edhe një takim me presidentin italian Xhorxho Napolitano.

Në axhendë është edhe një takim me kryeministrin Mateo Renci. Të premten Obama udhëton drejt Arabisë Saudite.

Një ditë më parë në takimin me kreun e NATO-s Rasmusen në Bruksel. Duke iu referuar krizës së Ukrainës, Obama u shpreh se bota nuk kërcënohet nga një luftë e re e ftohtë.