US President Barack Obama at North America SummitPresidenti amerikan Barak Obama kërkoi sot përjashtimin e Rusisë nga grupi i 8 vendeve më të industrializuara të Botës.

Kërkesën ai e parashtroi në samitin e sigurisë nukleare që po mbahet në Hagë, në prani të liderve të vendeve anëtare të G7, ku mungonte presidenti rus, Vladimir Putin.

Në këtë samit diskutohet edhe për zgjerimin e sanksioneve ndaj Rusisë pas aneksimit të Krimesë.

Në kuadër të këtij samiti, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov u takua me homologun e tij ukrainas dhe konfirmoi interesin e Moskës për  të ruajtur kontaktet me udhëheqjen e re të Ukrainës.