Sipas zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, numri i civilëve ukrainas i ka tejkaluar 3000 që nga pushtimi rus më 24 Shkurt.

OHCHR ka raportuar se janë regjistruar 3,153 vdekje civile në Ukrainë, por vlerëson se numri real ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë. Mospërputhjet në shifrat e regjistruara vijnë si pasojë e vështirësisë në marrjen e informacionit nga zona të caktuara të vendit dhe raportet që janë akoma në pritje të vërtetimit.

Kjo përfshin mungesën e verifikimit të një numri të madh të viktimave civile nga vende si qyteti port i rrethuar i Mariupolit.

Ky qytet ka pësuar bombardime të pamëshirshme që nga fillimi i luftës. Këshilli i qytetit të Mariupolit vlerëson se rreth 80% deri në 90% të ndërtesave të këtij qyteti janë shkatërruar ose dëmtuar.

OKB-ja beson se shumica e civilëve në të gjithë vendin janë vrarë nga armët shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi (të tilla si sulmet me raketa dhe ajrore), por raporti nuk specifikon se kush është përgjegjës për viktimat./tvklan.al