Ka 60% të rasteve aktive, por duket i paaftë të shkaktoje pasoja të rënda

Britania e Madhe është shembulli konkret që vërteton se Omicron është varianti me ritmet më të shpejta deri tani të përhapjes. Ekspertët vendas thonë se për tre javë, varianti i ri tashmë dominon mes rasteve aktive dhe tashmë përbën 60% të tyre.

Të dielën, infektimet ditore me Omicron shënuan rreth 10 mijë, ose 11% të rasteve të shënuara brenda një dite. Ritmet jashtëzakonisht të shpejta të përhapjes kanë vënë në alarm qeverinë britanike, që po nxit injektimin urgjent të dozës së tretë tek të gjithë të vaksinuarit dhe nuk përjashton ashpërsimin e masave kufizuese të lëvizjes për këtë periudhë festash.

Për pavarësisht përhapjes së shpejtë, në rastet e shtrimeve në spitale, rrjedhimisht edhe vdekjet nuk kanë pësuar rritje deri më tani, siç tregojnë edhe kurbat. Një studim i Institutit të Kembrixhit për Imunologjinë dhe Sëmundjet Infektive arrin në konkluzionin se Omikron arrin të kapërcejë nivelin e mbrojtjes që anti-trupat kanë krijuar nga variantet dhe vaksinat aktuale, duke shtuar ndjeshëm rastet e riinfektimeve.

Por varianti i ri duket i paaftë për t’u shumuar në mushkëri dhe të shkaktojë pasoja të rënda shëndetësore, teksa e kundërta ndodhte me variantin Delta. Megjithatë, ekspertët theksojnë se këto nuk janë të dhëna përfundimtare dhe se nevojitet ende kohë për të arritur në një përfundim mbi vetitë e sakta të Omicronit.

Tv Klan