Mbrëmjen e sotme në “Zemër Luana” në Tv Klan kanë qenë të ftuar reperët më të mirë të momentit dhe ndër vite Geasy, Mc Kresha, Lyrical Son dhe Onat.

Reperët kanë bërë një sfidë, ku duhet të rendisnin sipas viteve këngët e njëri-tjetrit e më pas kanë bërë një bisedë për to.

Një ndër pyetjet ka qenë në lidhje me këngën e Geasy dhe Majk, ku pyetja ka qenë se kujt do i thonin tanimë “S’jena mo”, Onat është shprehur se do i thoshte të shkuarës së tij, e ka treguar se tashmë është në një lidhje të re dashurie me një vajzë nga Mitrovica.

Rikujtojmë se Onat ka qenë prej vitesh i fejuar me një vajzë, të cilës tashmë duket se i ka thënë “S’jena mo”, duke ju përkushtuar romancës së tij të re. /tvklan.al