Një person është arrestuar në Elbasan në kuadër të operacionit të koduar “Zaranika”, ku u sekuestruan mina me telekomandë dhe drogë.

Të arrestuarit me iniciale A.R. iu gjetën 1 minë me telekomandë dhe 7 kg kanabis. Uniformat blu kishin marrë informacion për aktivitetin kriminal të  të arrestuarit, i cili po trafikonte lëndën narkotike dhe bombën.

Policia dhe Prokuroria po vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale të “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/tvklan.al