#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Opinion solli këtë të enjte historinë e dy vëllezërve korçarë Guljan dhe Fatjon Poçi, njëri prej të cilëve mori të gjithë lekët që familja i dha për vitin e studimeve në Tiranë, për t’i investuar në një biznes. Mes shumë peripecive së bashku me vëllain hapën një biznes këpucësh i cili rezultoi i suksesshëm dhe pas disa vitesh ata kanë ndërmarrë një nismë të çuditshme. Të dy bashkë kanë vendosur të prodhojnë këpucën e parë 100 përqind Made In Albania, që do të shërbejë për tregun ndërkombëtar, por kryesisht për tregun italian.