OPINION -KE FSHEHIN PERGJIMET!

Emision: 24.10.2018

Të ftuar:

Anila Basha – Gazetare
Preç Zogaj – Analist
Fahri Balliu – Gazetar
Julian Hodaj – Zv Ministrèr i Brendshëm

Zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj i pranishëm në studion e emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu tha se çështja e operacionit “Vol-Vo 4” është në hetim e sipër dhe ka ende persona që janë shpallur në kërkim.

“Kjo është një dosje në hetim dhe do të ketë zhvillime. Këto masa që u morën sot është vetëm një nga hapat e ndërmjetëm që Prokuroria dhe Gjykata vendosin kur kanë hetime të tilla. Kjo po vazhdon dhe nuk ka përfunduar sot”.

Blendi Fevizu: Priten arrestime të tjera?

Julian Hodaj, zëvendës ministër i Brendshëm: Po, do të ketë.

Blendi Fevizu: Kryeministri ka folur për disa arrestime të bujshme, nuk bëhet fjalë për të gjitha muhabetet në telefon dhe kanë rënë në rrjetën e Prokurorisë ?

Zëvendës ministri i Brendshëm Julian Hodaj: Përgjimet nuk janë të vetmet prova që ka Prokuroria.

Blendi Fevizu: Ky ka qenë shqetësimi kryesor që kemi pasur ditën e hënë pasi, kryesisht mandatet e arrestit janë bërë mbi bazën e përgjimeve që në fund të fundit nuk janë prova reale. A ka prova teknike?

Julian Hodaj, zëvendës ministër i Brendshëm: Nuk mund të flas për detajet teknike të dosjes. Por me logjikë të thjeshtë, prokurorët kur kanë nevojë për një masë sigurie arrest me burg si ajo që kanë kërkuar, i japin gjykatës minimumin e mundshëm që justifikon atë masë që ata po kërkojnë.

Blendi Fevizu: Të gjithë mandatet e arrestit të lëshuara nga Prokuroria janë ekzekutuar?

Julian Hodaj, zëvendësministër i Brendshëm: Ka persona të tjerë që janë në kërkim sepse janë mbi 40. Jo të 44, apo më shumë persona mund ti gjesh në darkë për ti arrestuar. Është një hetim që mund të vazhdojë dhe nuk do mbyllet shpejt e shpejt. Kanë qenë 44 persona që duheshin kapur dhe u angazhuan 1500 efektivë policie.

*************************

Ligji per lojrat e fatit, neser votimi ne parlament!

Kategori
OPINION
0 Komente

Përgjigju

*

*