Të ftuar:

Klodita Ferhati –  Deputete e PS-së

Bashkim Shehu –Kryetar i Bashkisë së Kukësit

Mark Marku – Gazetar

Lorenc Vangjeli –Gazetar

Armand Bajrami –Gazetar

Desada Metaj – Lidhje direkte nga protesta perballe Drejtorise se Policise

Kryebashkiaku i Kukësit Bashkim Shehu i ftuar në emisionin Opinion është shprehur se Rama nuk e ka takuar atë ditën e sotme siç paralajmëroi në konferencën e tij për shtyp ditën e protestës.

Ai është shprehur se njerëzit nuk kishin informacion që do të paguanin taksën, madje ka deklaruar se edhe ai vet ka qenë shumë pak i informuar në këtë drejtim. Shehu u shpreh se qytetarët kishin marrë leje për të zhvilluar protestë paqësor. por janë provokuar nga forcat e rendit.

Shehu ka deklaruar se i ka kërkuar Ramës transparencë dhe bashkëbisedim me qytetarët për vendosjen e taksës: “Drejtori i Policisë nuk e dinte që do të vihej pagesa, nuk kishin informacion as qytetarët për këtë gjë”.

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu thotë se pagesa në Rrugën e Kombit nisi aplikimin pa pritur pavarësisht e për të kishin dijeni që prej vitit 2016. Në studion e emisionit “Opinion” ai tha se në Kukës askush nuk ishte në dijeni për vendosjen e tarifës, madje as institucionet shtetërore lokale.

“Ja kam thënë edhe Ramës në telefon. Askush në Kukës nuk kishte dijeni që do të vihej taksa. Nuk e dinte as drejtori i policisë. As ai nuk kishte informacion që kalimi në Rrugën e Kombit ishte bërë me pagesë. Ajo u vu papritur pa u konsultuar me njeri” – tha kryebashkiaku demokrat i Kukësit.

Ai zbuloi se kishte folur edhe më herët me kryeministrin dhe ministrat për tarifën në Rrugën e Kombit, por kërkesat e tij kishin rënë në vesh të shurdhët.

“Unë kam komunikuar që në 2016-ën me kryeministrin dhe ministrat. Kam kërkuar informacione për taksën. Desha të di se si do të funksiononte për banorët e zonës, për shërbimet e bashkisë dhe për ambulancat apo policinë. I jam drejtuar që në 2016-ën me një letër ministrisë së transporteve, por nuk morra asnjë përgjigje” – tha Shehu.

Në studion e “Opinion” ka pasur një përplasje mes pedagogut Mark Marku dhe deputetes socialiste Klotilda Ferhati. Ferhati është shprehur se protestuesit në Kukës kanë dhunuar pronën publike dhe kjo sipas saj është e pa justifikueshme, Marku e ka kundërshtuar duke i thënë se njerëzit e atij qarku jetojnë në varfëri dhe ky vendim i ka prekur “në palcë”: “Precipitimi në dhunë është i pa falshëm, nuk mund t’ju thuash organeve shtetërore të mos bëjnë punën e tyre. Dhuna nuk justifikohet”, është shprehur Ferhati.

Ndërkohë që Mark Marku ka ndërhyrë duke i thënë që edhe ajo që po bën shteti ndaj qytetarëve të Kukësit është dhunë.

Pjesë nga debati:

Marku: Ju flisni për njerëzit sikur janë lecka.

Ferhati: Protestoni, po dhuna është e gabuar.

Marku: Si s’keni turp njëherë.

Ferahti: Ky është mendimi im.

Marku: A ka mundësi të flas unë.

Marku: Kur njerëzit preken në palcë shpërthejnë ashtu siç nuk ta pret mendja.

Kryeredaktorja e emisionit ‘Opinion’, Desada Metaj, të hënën në darkë, përmes një lidhje të drejtëpërdrejt nga Drejtoria e Policisë Tiranë është shprehur se kërkesat e protestuesve janë lirimi i të ndaluarve.

Metaj tha se gjatë ditës kërkesat e tyre kanë evoluar, ata kanë pothuajse gjatë gjithë pasdites që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ajo nënvizoi se protestuesit tashmë nuk majftohen vetëm me lirimin e të ndaluarve, por kërkojnë largimin e kryeministrit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të hënën, në mbledhjen me dyer të mbyllura me grupin parlamentar ka folur për mosbindjen civile.

Basha tha se i vetmi aksion opozitar dhe e vetmja hapësirë që ka mbetur pa shfrytëzuar është mosbindja qytetare. Kryedemokrati tha se aksioni i opozitës do të nisë pikërisht nga ky aspekt, pra, nga mosbindja qytetare.

Basha

I vetmi aspekt i aksionit opozitar, e vetmja hapesirë që ka mbetur pa shfrytëzuar e mosbindjes qytetare ndaj dhe aksioni ynë do të nisë pikërisht në aspektin e mosbindjes qytetare. Mos paguajë asnjë takse as për rrugën e Kombit dhe as për rrugë të tjera. Të mos paguajë biznesi i vogël TVSH, të mos paguajë tarifën e rritur të ujit të pijshëm, të mos pagujë taksën e re të banesës, të arrestohen të gjithë kriminelët e kërkuar për trafik droge, të vihen para ligjit njësoj si qytetarët të gjithë politikanët e kapur në lidhje flagrante me krimin me ministrat e korruptuar të qeverisë. Të gjitha këto janë kërkesa ultimative të aksionit tonë politik. Sa të bëhen këto ne nuk kemi asnjë detyrë tjetër perveç se të jemi në krah të qytetarëve, asnjë detyrë tjetër.

As opozita parlamentare as kulturat tona nuk kanë mision tjetër sesa të jenë në krah të qytetarëve. Ju bëj thirrje ti bashkoheni këtij aksioni, mos mos paguhen taksa dhe ti bashkohen aksionit tonë në gjithë format dhe mënyrat e mosbindjes civile duke filluar me bllokimin e akseve nacionale dhe rrugëve lokale. O do ketë demokraci ose ta marrë vesh bota qe këtu ka një sundim krimi, ka një diktaturë të krimit por ne nuk pranojmë të jemi fasadë e kësaj diktature të krimit, kjo merr fund sot. Nuk ka më fasadë nuk ka më teatër. Këta kanë ardhur me vota të vjedhura, kanë ardhur me vota të paguara nga droga qe e bejne vetë këta me vëllezërit e tyre dhe për këtë kanë kapur drejtësinë, kanë emëruar nje kryeprokurore kukull, kane shkelur Kushtetutë dhe ligj dhe keta që janë kapur me trafik droge nuk u hyn gjemb ne këmbë. Shkatërrohet prokuroria shqiptare që të mos procedohet olsi rama. Shkatërrohet policia që të mos arrestohet agron xhafa, pastaj cohet policia me skafandra për të rrahur kryefamiljarët e Kukesit.

Deputetja e PS Klotilda Ferhati ka pranuar në emisionin “Opinion” se taksa e vendosur nga qeveria në Rrugën e Kombit është e pa përballueshme nga qytetarët.

Bshkim Shehu: Lëre deputeten, ju si qytetare jeni dakord që një qytetar i Shqipërisë e ka sot gjendjen ekonomike të paguaj 600 lekë për një kalim?

Ferhati: Jam shumë dakord që nuk i ka.