Artan Hoxha: Brenda godinës së PD kishte skuadër me kulturë ushtarake

Gazetari Artan Hoxha thotë se Lulzim Basha kishte një skuadër mbrojtje gjatë protestës në selinë e Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Hoxha u shpreh se në ballkonin e katit të dytë të selisë blu, në një moment dolën disa persona, të cilët Hoxha i konsideron si skuadra mbrojtëse.

Këta persona, thotë Artan Hoxha, duket që kanë kulturë ushtarake dhe veprojnë në unison me njëri-tjetrin.

Kjo skuadër që del nga zyra e Bashës ëshytë e pajisur me shkopinj, njëri nga ata ka spraj. Aty dëshmohet që janë të stërvitur, kanë kulturë ushtarake. Ata kanë dalë nga brenda dhe veprojnë në unison, nuk janë njerëz të rastësishëm aty, duket që janë të stërvitur. Kjo tregon se si kanë qenë të pajisur dhe brenda.

Edhe brenda selisë kishte njerëz që ishin të stërvitur. Brenda është përdorur dhe spraj se prandaj janë thyer dhe xhamat që të dilte ajtri. Ato lloj spraji janë për kafshët e egra, i përdorin policitë private. A mund t’i gjesh në shitje? Ato gjenden. A mund t’i përdorësh ndaj qytetavëe? Në asnjë mënyrë”, tha ndër të tjera gazetari Artan Hoxha.

Gazetari Artan Hoxha: Garda kishte plan për evakuuar Bashën, në ruajtje ishte dhe Alibeaj

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan protestën e zhvilluar në datën 8 Janar pasa selisë së PD.

Hoxha ka treguar sot se për Lulzim Bashën ka pasur një plan evakuimi dhe kreu i PD ka qenë i ruajtur nga 7 persona nga Garda  e Rebublikës. Po ashtu sipas gazetarit në mbrojtje ka qenë dhe Enkelejd Alibeaj, pasi është nënkryetar i Kuvendit.

Garda e Republikës e ka marrë objektin që në dorëzim që në orën 09:00, ishin 6 persona dhe më pas ka ardhur një i 7. Ata e izoluan Bashën që në fillim, ndaj Basha pati garanci dhe qëndroi. Garda më pas e mori Bashën dhe evakuuan. Njëri nga gardistët u mor me sigurinë e Enkelejd Alibeajn, pasi është nënkryetar Kuvendi. Atë ditë garda ka ruajtur Bashën dhe Alibeajn. Garda nuk e evakuoi Bashën, pasi kishte një garanci që kur të hapej dera do të ndërhynte menjëherë policia”, tha Hoxha.

Më tej u shpreh se policia ndërhyri kur u thye dera kryesore nga xhamia dhe shtoi se nëse do të ishte vonuar dhe pak minuta mund të kishte pasur përplasje mes protestuesve.

Policia ndërhyri kur u thye dera kryesore nga xhamia, pasi nga brenda nuk kishte më mbrojtje. Nëse policia do të vonohen 4 minuta do të kishte një konfrontim fizik mes protestuesve dhe atyre që ishin brenda”, tha ai.

Marku: S’kemi ardhur të dëgjojmë ty; Nxehet Artan Hoxha dhe hedh shkopin e Fevziut: T’ju vijë turp

Diskutimi për protestën mes demokratëve në selinë e Partisë Demokratike shkaktoi debat mes analistit dhe ish-deputetit demokrat Mark Marku dhe gazetarit Artan Hoxha.

Ky i fundit po tregonte dinamikën e protestës kur ka ndërhyrë Mark Marku dhe ka kërkuar që të flasë.

Artan Hoxha: Nuk u zhgënjeva nga kjo që bëhej, e di që kjo është taktika që vepron gjithmonë Berisha. Zhgënjimi ishte nga Basha. Në protesta të tilla, Berisha është njeriu i aksionit. Basha mund ta shmangte këtë gjë duke dalë nga selia.

Mark Marku: A mundet pak?

Artan Hoxha: Jo 1 minutë… Një fjali të fundit kam, e mbylla.

Mark Marku: S’kemi ardhur të të dëgjojmë ty se të kishim dëgjuar në shtëpi ne. E paska fajin Basha që sulmojnë ata.

Artan Hoxha: Jo nuk e thashë atë gjë.

Mark Marku: Ju po thoni sikur ata po hanin byrek aty dhe doli Basha dhe i sulmoi.

Artan Hoxha: Mark po më dëgjove thashë tjetër gjë.

Mark Marku: Mos u tallni tani. Ju po harroni gjënë kryesore.

Blendi Fevziu: E doni Hoxhën këtu?

Mark Marku: Jo jo s’ka kuptim kështu se është turp.

Artan Hoxha: O Mark, turp është ajo që i çoni demokratët në këtë derexhe. Ky është turp, dhe t’ju vijë turp që i keni çuar kështu. Që i merrni bishta kazme dhe qëllojnë njëri-tjetrin. Opozita e Shqipërisë dhe del ai me qese domate Kryeministri. Ky është turp dhe duhet t’ju vijë turp që i keni katandisur kështu. Turp është ky që i keni bërë Shqipërisë dhe demokratëve.  /tvklan.al