Iris Luarasi: Rama, njeriu më i interesuar për fitoren e Berishës në betejën me Bashën

Pedagogia Iris Luarasi thotë se Kryeministri Edi Rama do të ishte më shumë i interesuar për të fituar Sali Berisha betejën që ka me Lulzim Bashën brenda Partisë Demokratike.

E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Luarasi tha se Rama do ta përdorte Berishën sikurse veproi në zgjedhje duke e sulmuar politikisht, ndërsa Lulzim Bashën nuk e përmendi.

“Rama në bashkëbisedimin e vetë me demokratët sulmoi Bashën. Një ga sulmet që bëri është që nuk leojhhet të përdoren bombolat e tja u hedhësh njerëzve.

Po të kthehemi mbrapa në restrospektivë dhe të shohim se si e bëri fushatën Rama të Prillit të vitit të kaluar, në fakt e bëri gjithë fushatën duke përdorur Berishën. U mor pothuajse aspak me Bashën. Në qoftë se e mban mend edhe në daljen e tij të fundit, diskuri i tij ishte duke folur për Berishën, Berishën e ’97, Berishën që solli këtë dhe atë.

Për mua, në qoftë se në këtë betejë do fitonte Berisha, Rama do ishte njeriu më i fituar sepse i intereson që të lidhi PD-në me pjesën e vjetër, me pjesën e trazirave të asaj që ne e pamë, një deja vu e vjetër e të gjitha skenave të politikës shqiptare të 30 viteve të fundit, kështu që është njeriu më i lumtur, do e mbajë pushtetin edhe për 20 vjet të tjera sepse i fitoi zgjedhjet duke përdorur përsëri Berishën”, tha ndër të tjera Iris Luarasi. 

Profesori francez që jepte mësim në Shqipërinë komuniste tregoi përvojën e tij në vendin tonë

Një profesor francez që vjen në Shqipërinë komuniste të drejtuar nga diktatori Hoxha. Është viti 1982 kur Jean Paul Champseix dhe bashkëshortja e tij vijnë në Tiranë dhe bëhen dy prej atyre pak të huajve që asokohe jetonin në kryeqytet.

Ai rrëfen në emisionin “Opinion” përvojën e tij, si erdhi në vendin tonë dhe se si u përshtat këtu në një kohë që Shqipëria ishte nën diktaturë.

Si shkoi udhëtimi për në Shqipëri?

Është kënaqësi të rikthehesh pas kaq vitesh në Shqipëri.

Vini shpesh në Shqipëri?

Çdo 4 ose 5 vjet, në varësi të mundësive. Vëmë re ndryshimet, ngjashmëritë.

Besoj se Shqipëria e ditëve të sotme në krahasim me atë të vitit 1982 kur ju erdhët për here të parë, është krejt ndryshe.

S’është e njëjta gjë. Kjo është më e pakta që mund të themi. Ishte  e vështirë ta imagjinonim në vitin 1982, bashkë me gruan time, kur erdhëm të jepnim mësim për herë të parë në universitet.

Në vitin 1982.  Menjëherë pas vdekjes së kryeministrit Mehmet Shehu.

Po, pikërisht kështu.

Një moment shumë i vështirë për të qenë në Shqipëri.

Po, keni të drejtë, sepse po bëhej gati të niste një valë e re spastrimi. Shqiptarët ishin të lodhur. Kolegët tanë ishin të lodhur teksa shihnin se në vendet e tjera të Lindjes kishte lëvizje, në Poloni kishte filluar solidarizimi.

Kishte njëfarë disidence, kishte disidentë.

Në Shqipëri ishte krejt ndryshe. Në Shqipëri s’kishte disidencë, kishte trishtim dhe një varfëri që na bënte shumë përshtypje, sepse edhe pse ishim të huaj me para, s’kishte ndonjë gjë të madhe për të blerë. Edhe në dyqanin që gjoja ishte për diplomatët, s’kishte shumë mish, peshk s’kishte fare. Nuk vuanim nga obeziteti.

Pra, s’kishte as për diplomatët, jo vetëm për shqiptarët?

Jo, as për diplomatët.

Populli ishte harruar me thënë të vërtetën.

Po. Meqë kisha ca para, blija tablo. Kam një koleksion me tablo shqiptare në vend që të blija thela mishi apo peshk. Por besoj se dola i fituar.

Po, sigurisht. Ju u kthyet në Shqipëri për librin tuaj mbi Kadarenë. Do t’ju pyes më pas për librin, por së pari dua të di si u ndjetë në Shqipëri? Si e zbuluat Shqipërinë në vitin 1982?

Mua dhe gruan time na emëruan në universitetin e Tiranës, sepse që prej viti 1967 kishte një marrëveshje…

1967?

Po. Ekzistonte një marrëveshje mes Francës dhe Shqipërisë…

Për të dërguar profesorë këtu?

Dy profesorë vinin nga Franca në Tiranë dhe një shqiptar shkonte të jepte mësim në departamentin e Gjuhëve Orientale që tani njihet si INALCO, jepte mësim për gjuhën shqipe.

Në Francë?

Në Francë.

Kush ju propozoi të vinit këtu?

Ne kishim bërë kërkesë për në Itali, Greqi, Spanjë, Portugali…

Rreth Mesdheut.

Po. Ministria na tha se kemi diçka për ju, është thuajse njësoj, në Shqipëri.

Ku qëndronte ngjashmëria me Shqipërinë?

Në fillim…

Çfarë përshtypjesh kishit ju mbi Shqipërinë në atë kohë?

S’ia kishim shumë idenë, sepse Shqipëria ishte shtet shumë i mbyllur. Kishim disa ide tejet të vagëta. Ndodhi që ne mundëm të takonim profesorin që kishte qenë para nesh. Ai na tha se regjimi ishte shumë i ashpër, por shqiptarët ishin të këndshëm. Atëherë, ne thamë me vete pse jo. Edhe përbindëshi i kureshtjes bëri të vetën.

E patët të vështirë ta merrnit këtë vendim?

Përbindëshi i kureshtjes…

Ishte më i fortë.

Menduam se ishte një rast i mirë për të njohur një vend shumë të mbyllur.

Jepte mësim në komunizëm, profesori francez: Nuk pata kurrë probleme me Sigurimin e Shtetit

Profesori Jean Paul Champseix që ka dhënë mësim në komunizëm në Shqipëri ka treguar sot përvojën e tij në vendin tonë. Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Champseix tregon përvojën e tij me Sigurimin e Shtetit dhe se nëse është përgjuar apo jo.

Autorizimin për të lëvizur. Ju shoqëronte gjithmonë një shqiptar?

Jo. Jo, jo.

Ju ndiqnin?

Shumë rrallë.

Shumë rrallë.

Na ndoqën vetëm një herë, sepse kishim dikë nga ambasada në makinë.

Pra, ndiqnin ambasadën si institucion, por jo profesorët.

Pikërisht.

E ndienit praninë e Sigurimit gjatë 8-të viteve që qëndruat në Shqipëri?

Po. Na kishin paralajmëruar. Na kishin thënë se kishim përgjues në apartament. Kjo dihej. a kishin thënë gjithashtu se studentët duhej të raportonin rregullisht se çfarë u thoshim ne gjatë leksioneve.

Studentët?

Po. Ishin edhe dy njerëz të Sigurimit që vinin ndoshta çdo 15 ditë në universitet për të mbledhur këto raportime.

Patët ndonjë problem gjatë 8-të viteve me Sigurimin apo autoritetet shqiptare?

Jo.

Kurrë?

Jo, sepse besoj se na respektonin. Ne vetë e dinim se çfarë duhej të bënim dhe çfarë jo.  Shqetësimi ynë ishte që të mos komprometonim shqiptarë, studentë, profesorë.

Ju i dinit cilat mund të ishin pasojat.

Sigurisht. E dinim që… E dini çfarë na bëri më shumë përshtypje kur erdhëm në Shqipëri? Frika. Njerëzit kishin frikë dhe kjo perceptohej. Një ditë, për shembull, takuam në rrugë një kolege. Ishte një rrugicë e ngushtë. Takuam një kolege me dy fëmijët e saj. Ajo u zbeh.

Kolege shqiptare?

Një kolege shqiptare. Ajo u zbeh e tëra, dridhej.

Kishte frikë?

Kishte frikë.

Kishte frikë të fliste rastësisht në rrugë me ju?

Po, ashtu është.

Sot, kjo është e paimagjinueshme.

Sigurisht që po. Në atë kohë do ta kishin pyetur: “Çne që u takove me të huaj? Kishit lënë takim? Çfarë kishe për t’u thënë? Të dhanë gjë?”/tvklan.al