Opinion – Çfarë vendosi Ilir Meta?




Opinion – Çfarë vendosi Ilir Meta?

21:42 19/01/2022

Përplasja tek “5 Maji”, Meta: Arrogancë e papranueshme, një brutalitet që nuk na nderon si shtet

Presidenti Ilir Meta ka komentuar nga programi “Opinion” përplasjen ditën e sotme të banorëve që iu prekën banesat nga ndërtimi i lagjes së re tek 5 Maji.

Meta tha se reagimi i autoriteteve është një arrogancë e papranueshme dhe një brutalitet që nuk na nderon si shtet.

“Mendoj që është një arrogancë e papranueshme, një brutalitet që nuk na nderon si shtet, si institucione në raport me qytetarët në raport ata të moshuar, fëmijë, të cilët në mesnatë në errësirë të dalin nga shtëpia e tyre. Kam inkurajuar institucionet që të bëjnë punën e tyre”, tha Meta. 

Kur do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme? Meta flet në Opinion

Ashtu siç paralajmëroi më herët, presidenti Ilir Meta zbuloi në intervistën me gazetarin Blendi Fevziu datën e zgjedhjet e pjesshme lokale.

Në rast se do të më duhet të dekretoj sot pas emisionit me ju do dekretoj 27 Shkurtin. Por nëse do duhet të shprehem nesër, do më duhet të dekretoj 6 Marsin“, tha Meta.

Ndërkohë pas konstatimit të Blendi Fevziut se anon më shumë për datën 6 Mars, Meta u përgjigj: Si shenjë adash unë anoj nga Marsi.

Pjesë nga intervista

Ilir Meta: Në rast se do të më duhet të dekretoj sot pas emisionit me ju do dekretoj 27 Shkurtin. Por nëse do duhet të shprehem nesër, do më duhet të dekretoj 6 Marsin.

Blendi Fevziu: Do e dekretoni sot apo nesër? T’ju mbaj pak më shkurt unë në intervistë që ta dekretoni sot?

Ilir Meta: Ne e dekretojmë  në pushim, ju bwni një reklamë!

Blendi Fevziu: Juve për cilën datë jeni?

Ilir Meta: Ka një hapësirë të caktuar dhe unë jam i disponuar për të dhënë kohën maksimale të afateve ligjore, 45 ditë në mënyrë që të ketë sa  më shumë kohë, por edhe të kalojmë sa më shumë të jetë e mundur këtë periudhën që është më e ftohtë e vitit sepse do bëhen edhe në Theth zgjedhje. Së dyti disponimi është që të krijojmë një mundësi, opozitës, apo atyre që nuk janë në qeveri që të kenë mundësi të përgatiten sa më shumë të jetë e mundur brenda këtyre kufijve. Kjo ka qenë arsyeja pse kam ftuar në një bisedë apo për të kërkuar mirëkuptimin më shumë të Zotit Balla si kryetar i grupit parlamentar të shumicës pasi kam dashur të evitoj debate të parëndësishme lidhur me çështje të datës nga ana e mazhorancës.

Blendi Fevziu: Çfarë diference bën një javë?

Ilir Meta: Pikërisht se nuk bën një diferencë kam kërkuar këtë mirëkuptim. 27 Shkurti normalisht duhet të ishte data, por nuk kemi pasur përgjigje deri pasdite nga Gjykata Kushtetuese për Lushnjen nga ana formale. Në mënyrë që t’i bëjmë të gjashta bashkitë.

Blendi Fevziu: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju ka dhënë vetem tre bashki?

Ilir Meta: KQZ më ka dhënë vetëm tre bashki që ka pasur informacion zyrtar, sepse nuk ka pasur informacion zyrtar nga ana e qeverisë për Durrësin, disa raste të tjera.

Blendi Fevziu: E di gjithë Shqipëria që Durrësi nuk ka kryetar Bashkie.

Ilir Meta: Unë kur i kam bërë kërkesën KQZ, për dijeni ia kam vendosur edhe Parlamentit, sepse aty janë forcat politike parlamentare edhe Qeverisë. Pasi kam marrë këtë përgjigje nga KQZ i jap drejtuar edhe Qeverisë e cila është treguar korrekte dhe ka dërguar tre bashkitë e tjera. Për Lushnjen nuk mjafton vetëm përgjigja e Qeverisë, por duhet përgjigja edhe e Gjykatës Kushtetuese.

Blendi Fevziu: Në sa zona do votojnë shqiptarët?

Ilir Meta: Në 6 bashki. Kjo ka qenë arsyeja se nuk shkonte që për 1 orë më shumë, më pak, të bënim 5 bashki dhe më vonë 1 bashki, sepse i njëjti institucion do i organizonte, KQZ. Konsulta bazë në këtë rast ka qenë KQZ dhe një kërkesë e zotit Celibashi që një javë më shumë na bën punë.

Blendi Fevziu: Jeni më i bindur të dekretoni datën 6 Mars?

Ilir Meta: Normale si shenja Dash, unë anoj nga Marsi.

Blendi Fevziu: Keni edhe ditëlindjen në Mars, në 6 Mars shqiptarët votojnë në 6 bashki.

Këshilla e Metës për situatën në Partinë Demokratike

“Zgjidhja për situatën në PD është vota”. Kështu u shpreh Presidenti Ilir Meta këtë të mërkurë gjatë emisionit “Opinion” për situatën në selinë blu. Sipas kreut të shtetit, PD-ja mund t’i kërkojë PPE-së, duke qenë se është anëtare atje që të vlerësojnë gjendjen brenda partisë.

“Unë për PD kam vetëm një këshillë: A jeni ju PD anëtare e PPE? Ju PD e dashur e Shqipërisë, me Merita të jashtëzakonshme për zhvillimin e vendit, kërkojini një mision PPE për të vlerësuar gjendjen brenda jush. Zgjidhja është vota. Nuk ka kongres më të thjeshtë se ai i PD sepse te ai kanë delegatët automatikisht. Ata që votuan atje ata të votojnë prapë. Pra mungesa e ballafaqimit demokratik. Ata zgjidhjen e kanë në rast se duan, nëse nuk duan unë nuk kam çfarë t’u bëj”, tha Meta.

A i druhet shpalljes non grata nga SHBA? Si përgjigjet Presidenti Meta

Blendi Fevziu e pyeti Presidentin Ilir Meta nëse i druhet shpalljes non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kësaj pyetje në intervistën në Opinion ai iu përgjigj:

“Non grata? Mua më vjen për të qeshur me këtë çështje. Do isha shumë i zhgënjyer që kjo të mos ndodhet ndërkohë që jam President. Do ishte një gjë shumë e mirë, sepse do ishte mesazh për çdo politikan dhe nuk do më shqetësonte fare, sepse Meta ka një raport të mrekullueshëm më SHBA, si vend, si shtet. Ilir Meta nuk ka asnjë problem me ligjet ne SHBA. Nuk ka paguar as në të zezë as në të bardhë për të dalë në foto me presidentët e SHBA… Ilir Meta nuk i është dashur që të paguaj drejtësinë në Amerikë për të mbyllur çështje të drejtësisë. Ilir Meta, nuk ka bërë asnjë marrëveshje me institucionet në SHBA, për interesa personal të tij.

Janë qarqe të ndryshme njerëzisht, të cilët kanë krijuar një sistem dezinformomi për Presidentin e Republikës për interes të ndryshme të tyre. Unë nuk kam asnjë konflikt me SHBA-të, konfliktet janë krijuar nga gruaja e Bilalit… Ilir Meta ka firmosur marrëveshjen e ekstradimit me SHBA-të, nëse kjo gjë ka probleme jam i gatshëm të të përballem edhe atje dhe me çdo institucion tjetër”, tha mes të tjerash Meta.

Ilir Meta qesh kur flitet për marrëdhënien me Bashën: I paparë për të shpikur alibi

Gjatë emisionit “Opinion” Presidenti Ilir Meta është pyetur rreth marrëdhënieve me Lulzim Bashën. Çfarë ka ndodhur mes jush dhe zotit Basha, ishte pyetja e Fevziut, që Meta iu përgjigj në këtë mënyrë: Ma sill Zotin Basha këtu, ma sill këtu. Ma sill zotin Rama këtu. Ma sill doktorin e madh këtu. Flet për amerikanë. M’i sill në studio mua. Unë nuk kam ndonjë shqetësim. Unë për një çështje X kam një qëndrim, një qëndrim me amerikanin, një qëndrim me Bashën, një qëndrim me Ramën, një qëndrim me Bashën, një qëndrim me doktorin.

Më tej, Meta tha se Basha është i “paparë për të shpikur alibi” kur u pyet për pretendimet e PD-së, se Meta sabotoi zgjedhjet e 25 Prillit.

“Ai është i paparë për të shpikur alibi. Para se të mendojë për fitoren ka gjetur tekstin e justifikimit të humbjes”, tha Meta.

Meta tregoi se me Bashën është takuar në Presidencë dhe në shtëpinë e kreut të shtetit. Presidenti zbuloi se kreut të PD-së i ka dërguar një mesazh para se të prishej teatri, por Basha “ishte në Lushnje, po merrej me kastraveca atje”.

Ilir Meta: Ka ardhur këtu, ka ardhur në shtëpi sidomos sa herë ka pasur ndonjë shqetësim ai vjen. Kur unë kam pasur ndonjë shqetësim ai si i shikonte ato mesazhet e mia, siç ka qenë rasti. Për teatrin që i kam thënë 2 ditë para që do të prishin teatrin dhe mos i lëmë vetëm ata të Aleancës për Teatrin, por ai nuk i ka parë atë ditë se ishte në Lushnje, po merrej me kastraveca atje. Ishte i shqetësuar në atë situatë dhe shumë mirë.

Blendi Fevziu: Nga vizita në shtëpi, deri tek trekëndëshi i Bermudës, çfarë ka ndodhur me Bashën? Vetëm në Shqipëri ndodh që dy njerëz shahen pa thënë asgjë me njëri-tjetrin?

Ilir Meta: Nuk kam sharë njeri.

Blendi Fevziu: Ju ka kritikuar ju!

Ilir Meta: Po unë si president normal nuk mund të bëj pyetje? Kam këtë pyetje. Kur  presidenti të thotë, ti je kryetar i opozitës, që para një viti se të lësh mandatet që hiqni dorë nga kjo idiotësi, ju keni të bëni me një të marrë që mezi pret që të lini mandatet. E dyta kjo nuk funksion se asnjë nuk e kupton jashtë se brenda edhe është normale. E treta do t’ju hyjnë të tjerët dhe është normale unë e di vetë se kam qenë vetë që kam bërë lista dhe janë ata të fundit. Këto ia kam thënë edhe Berishës. Për LSI-në s’më ka shkuar në mendje që të bënin një vetëvrasje të tillë. Kur të thotë Presidenti, mirë këtë budallik e bëre se gjoja të kanë thënë gjermanët që nuk i kanë thënë asgjë.

Blendi Fevziu: E vërtetë që  ju ka thënë që më kanë thënë gjermanë?

Ilir Meta: Ti pyet zotin Spah,o pyet zotin Këlliçi, pyet shoqen time Monikën.

Blendi Fevziu: Personalisht ju ka thënë Lulzim Basha që më kanë kërkuar gjermanët të lë mandatin e deputetëve? Se kjo është shumë e rëndë.

Ilir Meta: Ore zotëri isha në Gjermani kur ata lanë mandatet. Bënë protestën dhe thanë, na tha populli.

Blendi Fevziu: Populli dhe gjermanët janë dy gjëra të ndryshme.

Ilir Meta: Ata thonin na tha popullit për publikun se nuk thonin dot gjermanët se kërciste druri nga Gjermania për 8 Qershorin që i thanë edhe një shashkë po ndodhi në 8 Qershor do përjashtoheni nga PPE dhe mos flisni më në emër të gjermanëve. Këto nuk janë probleme që ia krijova unë. Si do fitonte një opozitë që e la fushën e vet të parlamentit mazhorancës. Si do fitonte një opozitë që i kaloj të gjitha koncesionet e mazhorancës! Si do fitonte një opozitë që e la gjithë pushtetin lokal mazhorancës dhe që nuk kishte një komunikim me kandidatët e saj!

Kur Fevziu, i citoi deklaratat e Bashës se Meta është e shkuara, Meta qeshi.

Meta: Jam si Cristiano Ronaldo, i kam parametrat për 18 vjeç

Cila do të jetë e ardhmja juaj politike? Ishte kjo pyetja që i drejtoi Blendi Fevziu Presidentit Ilir Meta gjatë emisionit Opinion. Kreu i shtetit vendosi që të shprehej shkurtimisht.

“Zotëri, jam si Cristiano Ronaldo, i kam parametrat për 18 vjeç”, u shpreh Meta.

Presidenti tha se do të përkushtohet ndaj Shqipërisë dhe mezi pret që të shkojë tek populli i 2 Marsit.  

“Ajo që unë do të bëj, është një përkushtim i jashtëzakonshëm ndaj Shqipërisë. Mezi po pres të shkoj tek populli i 2 Marsit. Unë dëgjoj popullin e 2 Marsit në bulevard”, tha Meta.

Sipas Metës populli i 2 Marsit shpëtoi Shqipërinë pushtimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse nuk tërhiqeshin nga aksioni për pushtimin e Gjykatës Kushtetuese, unë do shpërndaja jo vetëm Parlamentin, por edhe Qeverinë”, tha Meta.

Meta: Kam 15-16 muaj që nuk e kam takuar Berishën

Në studion e Opinion, presidenti Ilir Meta zbuloi se kishte rreth 16 muaj që nuk e ka takuar ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Blendi Fevziu: Çfarë raportesh keni ju sot me zotin Berisha?

Ilir Meta: Nga të gjithë këta aktorët e trekëndëshit, katërkëndëshit, gjashtëkëndëshit ça është kjo. Më vjen keq që t’ju zhgënjej. Po i vetmi që kam 15-16 muaj që se kam takuar zotin Berisha edhe pse e kam ftuar për një drekë në atë periudhë, por ai ka pasur edhe disa shqetësime edhe familjare të cilat për fat mirë kanë kaluar. Nuk kam asnjë raport të drejtpërdrejtë, përveç ndonjë urim për ditëlindje dhe mesazhin për non-grata.

Blendi Fevziu: Pra nuk keni pasur asnjë kontakt me të?

Ilir Meta: Jo nuk e kam takuar. S’kam pirë kafe akoma. E kam ftuar për drekë, nuk kam asnjë shqetësim.

Blendi Fevziu: Midis Bashës dhe Berishës, kë do zgjidhnit ju zoti Meta nëse një ditë do ishit i detyruar të bënit një alenacë?

Ilir Meta: Aleancën time e kam të qartë gjithmonë me Kushtetutën, qytetarët shqiptarë, në shërbim të vendit. Unë e kam shumë të qartë të ardhmen time. 

Meta e konfirmon: Do rikthehem hiper aktiv në politikë

Në intervistën me Opinion, presidenti Ilir Meta tha se mezi pret të dalë nga zyra e presidentit dhe t’i rikthehet jetës politike.

“Ku është vendi i Ilir Metës në të ardhmen? Vendi i Ilir Metës është me popullin shqiptar, për t’ia kthyer pushtetin sovranit. Kushtetuta e Shqipërisë më të mos preket, jo nga një shumicë, po nga të gjithë partitë, vetëm përmes referendumit… Nuk do të jem në një politikë aktive, do të jem në politikë super aktive, hiper aktive. Mezi po pres të dal nga kjo zyrë, në kuoptimin e energjive.. ”.

Meta i prerë: Asnjë aleancë politike me Edi Ramën në të ardhmen

Presidenti Ilir Meta është treguar i prerë kur është pyetur në Opinion për një aleancë të mundshme politike në të ardhmen me Edi Ramën.

“Asnjëherë”, tha Meta.

Kreu i shtetit u shpreh se nuk do të bashkëpunojë politikisht me asnjë person që vë në diskutim interesat kombëtar të vendit në mënyrë të vetëdijshme.

“Me asnjë politikan që vënë diskutim interesat kombëtare në mënyrë të vetëdijshme nuk ka dhe nuk ka për të pasur kurrë bashkëpunim politik me Ilir Metën. Raportin Meta e ka me popullin shqiptar”, tha Presidenti.

Meta tha se “në 50 vitet e ardhshme do jem këtu deri në fund të jetës sime në Shqipëri mes shqiptarëve”. 

Zgjedhjet e pjesshme, Meta: Mundësi e shkëlqyer për Bashën tani që ka dhe mbështetjen e SHBA

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu në një intervistë për “Opionin” presidenti Meta ka folur për zgjedhjet e pjesshme lokale, ku është përgjigjur se janë një mundësi e shkëlqyer për Lulzim Bashën.

Blendi Fevziu: A ka bërë një lojë Ilir Meta për të dëmtuar Lulzim Bashën duke shpallur zgjedhjet lokale të parakohshme, e ka gjetur në një moment të dobët?

Ilir Meta: Unë mendoj që kjo është një mundësi e shkëlqyer për Lulzim Bashën që të fitoj kundër gjithë armiqve të tij aq më tepër që ka edhe përkrahjen e jashtëzakonshme të gjithë SHBA, meqë ka pasur pengesë Sali Berishën, Ilir Metën, Edi Ramën. Kjo është një mundësi e shkëlqyer t’ju tregoj vendin të gjithë armiqve të selisë së tij. S’ka asnjë problem.

Blendi Fevziu: E keni kapur në një moment të vështirë për të. Për arsye të problemeve të brendshme në parti.

Ilir Meta: Jo, ky është momenti më i mirë. Ai ka përkrahjen e gjithë Amerikës, Europës. Nuk i ka pasur këto se më përpara kishte doktorin në krah etj. /tvklan.al













Të ngjashme