Arbër Hajdari në ndihmë të familjes së Musaen Zenelit që u vra në Velipojë

Arbër Hajdari nga “Fundjavë Ndryshe” ka shkuar në Shkodër për të ndihmuar familjen e 20-vjeçarit Musaen Zeneli, i cili mbeti i plagosur nga përplasja me armë në Velipojë mes familjeve Ferracaku dhe Gocaj.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Hajdari tha se në ceremoninë mortore të 20-vjeçarit kishte shumë qytetarë të thjeshtë, por theksoi se familja e të ndjerit është në varfëri ekstreme.

Është një familje që është pjesë e varfërisë ekstreme. Ka dhe një vëlla më të madh por që nga fiziku duket shumë i dobët. Babain e ka humbur në vitin 2009. Nëna ka rritur të dy djemtë. Situata ishte e rëndë. Kishte njerëz, kishte shumë njeërz që nuk kishin lidhje fare me djalin por janë solidarizuar për të qenë pjesë e funeralit. Ishin njerëz të thjeshtë, ajo pjesa e shëndetshme e qytetarisë shkodrane. Nuk pashë njerëz që i njihja, ishin njerëz të thjeshtë”, tha Arbër Hajdari. 

‘Lufta’ në Velipojë, avokatja: Shteti fajtor në të gjitha hallkat e tij

Avokatja Eneida Boxheku ka treguar sot problematikën ligjore për ndarjen e zonës në plazhet e Shqipërinë. E ftuar në emisionin “Opinion” Bezheku u shpreh se shteti në të gjitha hallkat e tij është fajtor për ngjarjen që ndodhi në Velipojë.

Po ashtu ajo u shpreh se  ngjarja është e paralajmëruar dhe mund të ketë në të ardhmen situata të njëjta në plazhe të tjera.

Në vitin 2019 është miratuar një rregullore, që miraton që miraton rregulloren kushtet dhe kriteret për stacionet e plazhit. Rregullorja është e mirë detajuar dhe për aplikimet për lejet. Lejet shkojnë nga një vit deri ne 5 vite. Por revokohet nis nuk përmbush kriteret. Rregullorja thotë që qeverisja vendore shqyrton kërkesat e subjekteve private për stacionet e plazhit.

Ka dhe një kontratë tip që duhet të jetë e mbyllur në çdo 31 mars të çdo viti. Por këtu është problemi pasi janë amplifikuar fuqitë e pushtetit lokal dhe qëndron. Problemi është i shtetit në të gjitha nivelet. Kjo është një ngjarje e paralajmëruar. Ligji është dhe aplikimi është zero. Të flasim me fakte tani”, u shpreh juristja.

Ironia fatale, 20-vjeçari mund t’i shpëtonte përplasjes me armë nëse…

Korrenspondentja e Klan News në Shkodër, Emi Kalaja ka zbuluar detaje të tjera lidhur me ngjarjen e rëndë të një dite më parë në Velipojë, ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën dy të tjerë pas sherrit për shezlongët.

Në një lidhje për emisionin Opinion në Tv Klan, Emi Kalaja u shpreh për masakrën që ndodhi u informuan përmes një mesazhi në celular. Gazetarët kanë qenë ndër të parët që u informuan për ngjarjen e rëndë.

Aty panë “një kasaphanë” thotë gazetarja. Viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje, 20-vjeçari Musein Zeneli sapo kishte nisur punë në hotelin e familjes Gocaj. Ai mbeti i vrarë nga shkëmbi i zjarrit. Në fakt, 20-vjeçari duhet të fillonte punë të dielën në mëngjes, por kishte shkuar në punë një ditë më parë nga gëzimi që më në fund ishte punësuar. Gazetarja Kalaja theksoi se Museini nisi punë menjëherë pas mbrëmjes së maturës.

Gjithçka i ka ngjarë një kasaphane. Unë e kam mësuar ngjarjen kur në një mesazhe në ËhatsApp shkruhej ‘luftë në Velipojë’, ndërkohë që infermierja vazhdonte të qante me ngashërim nga gjithçka që ajo ishte parë. Përsa i takon Museinit që është viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje, duhet thënë që ai e kishte për të filluar punë ditën e dielë. Megjithatë, nga mbrëmja e maturës që ka patur ditën e premte, ai ka nxituar të shkonte në punë një ditë më parë dhe pikërisht ndoshta ky nxitim dhe kjo ironi fatale i ka kushtuar dhe jetën. Nga mbrëmja e maturës që e ka patur ditën e premte, në mëngjes është nisur, ndoshta dhe pa pushuar, shumë i lumtur i kishte thënë të ëmës që kishte gjetur më në fund një punë”, tha gazetarja Emi Kalaja. 

Lufta në Velipojë, gazetarja: Babai i djemve të vrarë qante me ngashërim për djalin jetim

Kujtim Ferracaku, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj e Musaen Zeneli 20 vjeç mbetën të vrarë në përplasjen me armë për shezlonget në Velipojë një ditë më parë. 20-vjeçari Zeneli punonte si kamarier në hotelin e familjes Gocaj dhe nuk kishte aspak lidhje me ngjarjen. Madje ajo ishte dita e parë e punës.

Pas vrasjes, babai i vëllezërve Gocaj tha për mediat se ju vranë dy djemtë dhe jeta për të nuk ka më vlerë.

Por korrenspondentja e Klan News në Shkodër, Emi Kalaja, në një lidhje për emisionin Opinion në Tv Klan, ka zbuluar të tjera detaje për ngjarjen.

Babai i djemve Gocaj nuk ka qenë në dijeni për përplasjen dhe e mësoi vetëm pas dëgjoi të shtënat. Sipas gazetares, ai ka qarë më shumë për kamarierin 20-vjeçar Musaen Zeneli se sa për djemtë e tij.

“Dua të them edhe një detaj tjetër. I ati i Edmond dhe Xhovani Gocaj në momentin që ka ndodhur ngjarja, ka qenë duke fjetur, nuk ka patur dijeni fare, ka dëgjuar krismat. Stafi i qendrës shëndetësore të Velipojës thonë që qante me ngashërim më shumë se për dy djemtë e vrarë, për djalin jetim që kishte amanet. Dhe ka qenë një ngjarje jashtëzakonisht e trishtë”, tha gazetarja Emi Kalaja. 

E mbijetuara e aksidentit në Palasë: Fluturuam, më shpëtoi rripi i sigurimit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në datën në 9 Maj në rrugën Llogara-Palasë. Ana Nina, me profesion detare, ka treguar sot eksperiencën e saj të keqe në këtë aksident.

Në një lidhje direkt me emisionin “Opinion” në Tv Klan, Nina u shpreh se ka qenë një makinë me 100 km/h dhe e ka qëlluar në kthesë. Për fat jo dhe të tjerët që kanë qenë në makinë nuk kanë rënë në greminë, por ajo ka marrë dëmtime të shumta.

Aksidenti ka ndodhur në 9 Maj, po iknim për në Palasë. Në kthese ishim në rrugën ton, na parakaluan. Ishin dy veta me 100 e ca në orë. Ne fluturuam nga ana jonë, nuk ramë në greminë. Pati fati që nuk kishte shumë trafik. Unë kam thyer kurrizin, kisha rripin e sigurimit se ndryshe nuk mund të flisnim bashkë sot. Ishin me 100 e ca në orë”, tha Nina.

Më tej ajo tregoi se shoferi që e përplasi është i lirë dhe nuk është dënuar. Po ashtu ajo bën thirrje që të rinjtë të ndërgjegjëson dhe shteti të veprojë për këto ngjarje të rënda. /tvklan.al