Avokati: Gjyqtarja e Elbasanit të japë dorëheqjen nesër

Avokati Saimir Visha ka deklaruar në emisionin Opinion në Tv Klan se zv/kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, duhet të japë dorëheqjen.

Duke komentuar për videot dhe paradat e modës në ambientet e gjykatës nga ana e gjyqtares e cila i ka publikuar në rrjetet sociale, Visha tha se ajo ka shkelur kodin etik.

Ky rast, u shpreh avokati, tregon se pas reformës në drejtësi anëtarët e gjyqësorit duhet të “harrojnë” jetën private.

“I bëj thirrje që ajo nesër të japë dorëheqjen. Mesazhi është shumë i qartë, efektet e reformës në drejtësi kanë filluar në momentet e privatësisë, në momentin e sjelljes. Ne kemi 2 vite, 3 vite nuk po bëjmë seanca gjyqësore në zyrat e gjyqtareve. Aktualisht te gjitha seancat gjyqësore pas reformës në drejtësi i bëjmë në sistem audio. Ne jemi drejtuar në seanca gjyqësore me audio”, tha ndër të tjera Visha. 

Reperi Don Xhoni riposton në rrjetet sociale videon e gjyqtares Kapedani

Reperi Don Xhoni ka publikuar në mediat sociale videon e gjyqtares së Elbasanin, Enkelejda Kapedani.

Në Instagram reperi ka publikuar një prej videove të gjyqtare, pasi kjo e fundit në Tik Tok shoqëronte postimet e saj me sfond këngët e tij.

Sot janë publikuar disa video të gjyqtares së Elbasanit, Enkelejda Kapedani duke pozuar në zyrat e gjykatës.

Disa prej videove gjyqtarja i shoqëronte me këngë që flisnin për mafia dhe drogë./tvklan.al