OPINION – LULZIM BASHA! – TV KLAN

OPINION – LULZIM BASHA!

Emision: 10.01.2019

Të ftuar:

Lulzim Basha – Kryetari i Partisë Demokratike
Mirela Milori – Gazetare
Mentor Kikia – Gazetar
Andi Bejtja – Gazetar
Robert Rakipllari – Gazetare

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha mbrëmjen e së enjtes në “Opinion” se Gent Cakajt, të cilin presidenti Meta refuzoi ta dekretonte në postin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, i është dhënë Certifikata e Sigurisë këtë vit për 24 orë pas urdhrit politik të Ramës.

Në studion e “Opinion”, përballë gazetarëve Mirela Milori, Mentor Kikia, Andi Bejtja e Robert Rakipllari Basha tha se si zëvendësministër i Jashtëm Gent Cakaj ka shkelur detyrimin për të aplikuar dhe pajisur me Certifikatën e Sigurisë për trajtimin e dokumenteve sekrete dhe top sekrete.

Basha tha se çështja nuk është vetëm për sekrete të shtetit shqiptar, por edhe të NATO-s.

“Nuk ka asnjë mundësi që DSIK të bëjë përpunim të informacioneve për 24 orë. Është përgjegjësi edhe e DSIK që Gent Caka ka qëndruar për 7 muaj si zv/ministër pa Certifikatë Sigurie. Ajo e ka pajisur Cakajn me certifikatë sigurie në më pak se 24 orë me urdhër politik.”

“Para disa javësh shtypi britanik ka ngritur këtë shqetësimin për ruajtjen e sekretit nga Shqipëria. Sa qëndron apo jo, s’e di. Por të jesh vend anëtar i NATO-s nuk ka vetëm privilegje dhe të drejta, të drejtën që po të të sulmojë dikush, të gjitha vendet do të çohen të të mbrojnë ty, ka edhe detyrime. Dhe detyrimi më absolut, në veçanti në këtë epokë, kur fuqi tashmë qartësisht të rreshtuara kundër interesave të NATO-s, fuqi të cilat kanë dizenja, plane, në veçanti sa i përket krahut jugor të NATO-s, nga Turqia deri në Ballkan, për të dobësuar projektimin strategjik të NATO-s në këtë krah, kanë ndërmarrë operacione kibernetike dhe spiunazhi, për të zbuluar informacion sekret të NATO-s. Dhe pikërisht në këtë kohë, një nga hallkat, natyrisht jo më të forta të Aleancës, një vend i cili është përfolur për problematikë në mbrojtjen e sekretit shtetëror, propozon për ministër të Jashtëm, ministri më kryesor i NATO-s, sepse të mos harrojmë, NATO është një aleancë politiko-ushtarake, jo ushtarako-politike, një person i cili ka neglizhuar për të paktën 6-7 muaj Certifikatën e Sigurisë. Ka qenë ky person këto kohë më informacion të klasifikuar? Këto janë pyetje që duhet të jenë subjekt i një inspektimi zyrtar, shtetëror, nga institucionet përkatëse. Po ju them një gjë fare qartë: Këtu kemi të bëjmë me një shkelje flagrante të ligjit, si dhe të sigurisë kombëtare dhe të sigurisë së NATO-s…Vijmë tek certifikimi brenda 24 orësh nga DSIK-ja. Ajo që më shqetëson këtu mua nuk është thjesht certfikimi brenda 24 orësh që është thjesht i pabesueshëm. Kjo është bërë me urdhër politik dhe këtu vjen problemi i dytë. Urdhri politik është dhënë nga njeriu i cili e ka propozuar. Është përgjegjësi e DSIK-së që zoti Caka për 7 muaj ka vepruar pa Certifikatë Sigurie. Vijmë tek momenti tjetër. Kjo DSiK, që merrka urdhra të tillë politikë, e dini ju që DSiK është ajo që vendos dhe çon informacione për prokurorët në procesin e Vettingut. Kjo zbulon atë për të cilën opozita, PD, ka ngritur alarmin prej kohësh, që vetë procesi i Vettingut është një proces i kontrolluar politikisht nga Edi Rama. Dhe na u desh mënyra se si është vepruar me rastin e zotit Caka, për t’i treguar publikut, për t’i treguar qytetarëve, shpresoj edhe partnerëve ndërkombëtarë, që këtu kemi futje direkt të duarve nga kreu i ekzekutivit, në një proces kritik, siç është reforma në drejtësi dhe Vettingu në gjykata”, tha Basha.

Më herët gjatë ditës së sotme, Presidenti Ilir Meta tha se Cakaj është edhe i papërgjegjshëm, për shkak se si zv/ministër i Jashtëm ka neglizhuar pajisjen me certifikatë sigurie duke shkelur hapur ligjin deri në datën 3 Janar 2019.

“Cakaj, me mosplotësimin e formularit të aplikimit dhe mospajisjen me Certifikatat përkatëse të Sigurisë për periudhën 7 qershor 2018 deri në 3 janar 2019, jo vetëm që ka vënë në rrezik informacionin e klasifikuar sekret shtetëror apo sekret NATO dhe BE, por nga ana tjetër ai ka shfaqur haptazi mosbindjen e tij përballë një detyrimi të qartë ligjor”, tha Meta.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) se po vepron mbi bazën e urdhrave politikë.

Ai tha se në njërin krah, DSIK i ka dhënë Certifikatën e Sigurisë brenda 24 orësh Gent Cakajt, i propozuar për Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme nga kryeministri Edi Rama, teksa në krahun tjetër u ka hequr Certifikatën e Sigurisë të paktën 120 oficerëve të policisë të cilët pretendohet se nuk janë të afërt me pushtetin.

“Një informacion që sapo më erdhi…janë të paktën 120 oficerë policie, pretendohet, njerëz të cilët nuk janë të afërt me pushtetin, të cilëve nuk u është rinovuar Certifikata e Sigurisë nga ana e DSIK me qëllim që të largohen nga radhët e policisë dhe janë larguar pasi nuk u është rinovuar Certifikata e Sigurisë nga DSIK. Tani ju siguroj ju, besoj publiku e kupton se këta oficerë të policisë nuk kanë në duar informacione sekrete të NATO-s, nuk kanë në duar çështje gjeostrategjike, padyshim kanë informacione të rëndësishme që lidhen me krimin, por është një standard ligjor që ndiqet për të larguar nga puna oficerë policie. Nuk u është dhënë për t’i hequr nga policia”, tha Basha në studion e “Opinion”.

“Standardi im është ky, po ju them edhe njëherë: Presidenti ka argumentuar dy momente kyç, që për standardin europian minimalisht, për njerëz të arsimuar që kemi parë Europën duhet të na bënte të shtangemi. Ky njeri për 7 muaj ka qenë në shkelje të ligjit për informacionin e klasifikuar. DSIK-ja për 24 orë ka dhënë një aprovim. Kaq mjafton që të hetohen të dyja. Ka prekur ky njeri informacion sekret me dorë në kundërshtim me ligjin dhe çfarë informacionesh kanë qenë? Presidenti thotë se ka ndodhur kjo! Tani ka dy mundësi: ose Presidenti gënjen dhe nëse gënjen po bën një lojë politike, ose në qoftë se Presidenti i ka konstatuar me të vërtetë këto fakte, atëherë këtu nuk duhet të mjaftohemi thjeshtë me faktin se nuk duhet të dekretohet një individ i tillë, por kjo duhet të hetohet deri në fund. Nuk mund të mjaftohemi që kjo të bëhet një kronikë tjetër, thjeshtë si kronika që sapo pamë: u dekretuar njëherë pastaj u dekretua radhën tjetër! 120 gra e burra hiqen nga puna se nuk u jepet certifikata, dikush tjetër nga zv/ministër që duhet ta kishte certifikatën dhe nuk e ka dhe për këtë mjafton të hyj në veprim ligji, promovohet. Kaq duhet të mjaftojë që ne të ndalim e të themi se çfarë po ndodh? Është standardi i degjenerimit total të qeverisë”, tha Basha.

**********************

QTU, qendra e pare tregtare ne Shqiperi!

Kategori
OPINION
0 Komente

Përgjigju

*

*