Të ftuar:

Klodiana Lala – Gazetar

Lorenc Vangjeli – Analist

Saimir Kodra – Moderator i emisionit “STOP”

Mirela Milori – Gazetare

Etilda Gjoni – Ministre e Drejtësisë

Gazetarja Mirela Milori është shprehur të mërkurën se materiali i publikuar nga “Zëri i Amerikës” për punësimet e paligjshme në administratë është i pakontestueshëm.

Në studion e emisionit “Opinion”, Milori iu drejtua ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj që duhet të pranojnë që fenomenet e ndërhyrjeve për punësime në administratë janë të pranishme.

Gazetarja e “ABC News”, shtoi se ajo që vlen për t’u diskutuar në lidhje me faktin, nëse personat që kanë bërë këtë ndërhyrje mund të jenë edhe të aftë për t’a fituar këtë detyrë.

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, të mërkurën, i ka kërkuar ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj arsyet e anulimit të konkursit të parë të rekrutimit në administratën e burgjeve.

Lala tha se në vitin 2017-të, Ministria e Drejtësisë ka zhvilluar një konkurs në të cilin kanë marrë pjesë rreth 900 aplikantë, duke kryer edhe testimin fizik, por më pas ky konkurs është anuluar, ndërsa i kërkoi ministres edhe arsyet e anulimit të këtij konkursi.

Sipas saj, Ministria e Drejtësisë, nuk iu dha asnjë arsye aplikantëve për anulimin e tij.

Lala tregoi se për konkursin e dytë, për të cilin foli edhe ministrja, përkon me momentin kur Arben Çuko është përgjuar dhe fliste për emërime politikë në administratën e burgut.

Gazetarja iu rikthye edhe njëherë faktit se për çfarë arsye ministria e anuloi konkursin e parë dhe pse ende nuk është dhënë asnjë shpjegim nga ky institucion.

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur në studion e emisionit “Opinion” se në sistemin e burgjeve ka të punësuar njerëz me precedentë penalë.

Lala i kujtoi Ministres Gjonaj një takim që ajo ka patur me gazetarët në fillim të marrjes së detyrës. Sipas Lalës në këtë takim gazetarët i kanë shprehur ministres shqetësimin, se drejtorët e burgjeve kanë qenë të paracaktuar. Po sipas gazetares, Ministrja asokohe e mohoi këtë fakt, por rezultoi që në krye të drejtorive të burgjeve u vunë personat që gazetarët kishin thënë.

“Në burgje ka njerëz me precedent penalë. Zoti Çuko u rekrutua në kundërshtim me ligjin, zotin Kaçori e keni rekrutuar në kundërshtim me ligjin. Ke brenda sistemit jo vetëm transferime të paligjshme, por dy urdhra për një person”, tha Lala.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka pranuar mbrëmjen e së mërkurës në emisionin “Opinion” se qeveria aktuale nuk ka arritur të minimizojë apo të zerojë fenomenin e ndërhyrjeve në rastet e punësimeve. Megjithatë Gjonaj ka dashur të theksojë, se procesi i rekrutimit për punonjësit e burgjeve, organizuar nga ministria që ajo drejton la qemë mkë proces model në 28 vjet.

E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se përse u anulua konkursi i parë, Gjonaj u përgjigj:

“Në konkursin e Dhjetorit tentuam të bëjmë një procedurë që kishte të bënte vetëm më burgun e Shkodrës dhe në fillim u anulua pasi nuk ishte lënë kohë e mjaftueshmne aplikantëve. Më pas është hapur procesi i dytë që kishte të bënte me të gjitha vende vakante ku përfshihej edhe burgu i Shkodrës”.

Lidhur me investigimin e publikuar nga “Zëri i Amerikës”, Gjonaj tha se:

“Zëri i Amerikës nuk bën gabim që i nxjerr edhe pse janë pjesa e një dosjeje, por gjëja që do doja është që Zëri i Amerikës të vinte të kërkonte mendimin e Ministrisë së Drejtësisë për këtë proces, sepse nuk mund të anatemosh një procedurë që është bërë për të patur një konkurs të drejtë”./Opinion.al

*****************************************************************

Vendimi qe mori opozita!