#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Në pjesën e tretë të emisionit, për arsye të ardhjes në qendër të vëmendjes të një investimi prej 1 miliard dollarësh, që mendohet se mund të bëhet nga dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, ne kemi risjell një reportazh të verës për ishullin e Sazanit. Në fakt Sazani, është komplet një “ghost city”, është komplet një qytet fantazmë. Shpesh brenda shtëpive janë ende mobilet e viteve të komunizmit, familjeve të oficerave, që janë lënë ashtu siç kanë qenë kur ata janë larguar në vitin 1997. Është interesante të shihet se çfarë ka sot në turizëm. Është një nga vendet e bukura të Shqipërisë, por padyshim një nga vendet ku tentativat për investime kanë 25 vjet që vijojnë dhe që deri tani askush nuk ia ka dalë.