OPINION – TE ARSIMOHESH JASHTE SHQIPERISE!

Emision: 10.07.2018

Të ftuar:

Ermal Hasimja – Petagog
Belind Kelleci – Manazhier
Besart Xhaferri – Drejtor i E&B Consultancy
Adela Masha – Biznesmene
Xheni Tafaj – Manazhere
Rigers Kaçorri – Biznesmen
Matea Gjika – Fituese e olimpiadës E&B Consultancy dhe Cambridge Education Group
Elton Rukaj – Biznesmen

Në skype: Ejsi Berisha – Studente në Sorbonë

Drejtori i E&B Consultancy, Besart Xhaferri, ka treguar se për të fituar një bursë për studime jashtë shteti; duhen ndjekur disa hapa specifikë.

Xhaferri sqaroi të martën në emisionin “Opinion” se së pari, duhet krijuar profili ideal i studentit. Ai tha se ekziston një paradoks i madh, që oficerët e pranimit në universitete, shpenzojnë diku deri në 40 sekonda kohë në aplikimet e studentëve.

Nisur nga kjo ide, aplikimi i një studenti duhet që të tërheqë vëmendjen e tyre; pra, kërkohët një goditje në shenjë nga ana e tyre. E thënë ndryshe, duhet krijuar një profil unik i studentit.

“Nuk është vetëm ana akademike, ajo është e listuar diku tek 60%, e cila të kualifikon ty për të marrë të drejtën e bursës. Ndërsa 20% janë aftësitë njerëzore që fëmija duhet t’i zhvillojë dhe deri tek përkujdesja për shoqërinë. Një përqindje tjetër është edhe aktiviteti sportiv”,- tregoi ai.

Matea Gjika vetëm 15-vjeçe është fituese e njërës prej 5 bursave që shpërndahen në botë për aplikuesit që shprehin aftësi të veçanta. Ajo është fituese e olimpiadës E&B Consultancy dhe Cambridge Education Group. Bursë 100% për të ndjekur studimet A level në Angli.

“Për të studiuar në këto shkolla në Angli, në të gjithë botën jepen vetëm 5 bursa të tilla, unë jam fituesja e njërës prej tyre. Në shtator unë do shkoj të filloj studimet”,- tha Gjika.

*************************
ALBtelecom: Internet per te gjithe!

Kategori
OPINION
0 Komente

Përgjigju

*

*