Një tatuazh falas për të bërë të pashlyeshëm kujtimin e një viti të veçantë. Kjo është iniciativa që klubi i Bayer Leverkusen ka ndërmarrë për tifozët e vet deri në fund të sezonit. Klubi ka njoftuar në fazqen zyrtare edhe datat dhe mundësinë për të prenotuar takimin në studion ku do të realizohen tatuazhet, madje ka përcaktuar edhe disa prej tyre.

Rezervoni tani takimin tuaj për të përjetësuar këtë sezon unik në lëkurën tuaj”, lexojmë në faqen e klubit.

Interesant është fakti se Bayer ka menduar edhe për ata tifozë të cilët nuk do të kenë mundësi të rezervojnë në kohë takimin e tyre për tatoo falas. Për ta është parashikuar një zbritje në çmim prej 19.04%.

Ende i pamposhtur në të gjitha kompeticionet me një rekord absolut prej 49 ndeshjesh pa humbje, pasi fitoi për herë të parë trofeun e Bundesligës, skuadra e Xabi Alonso është pretendente për të siguruar Kupën e Gjermanisë në finale me Kaiserslautern dhe Europa League me Atalantën.

Tv Klan