VMRO-DPMNE: Shkojmë në zgjedhje, e vendos populli

Qeveria e pranon propozimin francez, kurse VMRO-DPMNE-ja – JO. Të shkojmë në zgjedhje dhe populli të vendos. Është kjo oferta nga opozita maqedonase, që sipas tyre, diplomatë në vend dhe ish-funksionarë të lartë të qeverisë kanë konfirmuar se qeveria Kovaçevski i ka dhënë “dritë jeshile” propozimit francez, që sipas VMRO-DPMNE-së përmban kërkesat bullgare në negociatat me BE-në dhe është miratuar nga Kovaçevski dhe Osmani.

 “VMRO-DPMNE-ja nuk kalkulon me interesat kombëtare maqedonase, ashtu siç bën LSDM-ja. VMRO-DPMNE hedh poshtë propozimin francez dhe vlerëson se çon drejt asimilimit të maqedonasve dhe bullgarizimit të vendit. Nëse Kovaçevski vlerëson se propozimi është i mirë, atëherë le të shkojmë në zgjedhje. Qeveria me qëndrimin se propozimi i Parisit është i mirë, kurse VMRO-DPMNE-ja se është i dëmshëm, populli le të vendos”

Është prononcuar edhe partia e ish-Kryeministrit, Lubço Georgievski, VMRO-Partia Popullore. Sipas tyre, në propozimin francez, ka shumë elemente që janë në interes të Maqedonisë dhe se propozimi, në atmosferë histerie, nuk duhet të hidhet poshtë.

Klan Macedonia