Rakacolli: Situata e qëndrueshme, por duhet të rrisim mbulesën vaksinale të popullatës

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi pak ditë më parë të ulë ditët e karantinimit në 5 ditë dhe afatin kohor të dozës përforcuese nga 6 në 5 muaj. Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli shprehet se ora policore nuk do të ndryshojë, derisa mbulesa e vaksinimit të arrijë në 80% të popullatës.

“Duhej që mbulesa vaksinale të ishte 80% që ora policore të hiqej, ndërkohë ne jemi afër 60% me 1 dozë te popullata target. Nuk jemi aty ku duhet, afër standardeve të BE”.

Sipas Rakacollit, edhe pse infektimet kanë pësuar rënie, shqetësuese janë humbjet e jetëve në radhët e të pavaksinuarve në Spitalin Infektiv.

“Vazhdojnë që jetët e humbura dhe shtrimet në spitale të jenë të personave të pavaksinuar, sikurse vihet re që 1/3 e të shtruarve janë të moshës aktive 35- 50 vjeç”.

Lehtësimin apo heqjen e masave kufizuese po e aplikojnë shumë vende fqinje apo evropiane, ndërkohë që në vendin tone pritet të ketë një zbutje të tyre në Mars.

Klan News