Dy persona janë arrestuar në Tiranë për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit. Në pranga kanë rënë I.K. 44 vjeç dhe Xh.I. 24 vjeç.

Në lokalin e tyre në rrugën “Studenti”, policia konstatoi aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, që kontrollohej me anë të aplikacioneve në celularët e tyre.   

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /tvklan.al