Osmani: Zgjerimi i NATO-s në rajon zgjidhje për problemet



Osmani: Zgjerimi i NATO-s në rajon zgjidhje për problemet

18:20 17/04/2021

“’Non Paper’-i slloven nuk i kontribuon stabilitetit në Ballkan”

Integrimi evropian dhe euroatlantik janë zgjidhjet për Rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka deklaruar Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, duke komentuar pretendimet për ‘Non Paper’ e Kryeministrit të Sllovenisë Janez Jansha, me të cilin, siç thuhet bëhet ripërcaktimi i kufijve të Ballkanit. Osmani thotë se nuk është i shqetësuar për Maqedoninë e Veriut në këtë debat.

“Fillimisht mendoj që është me rëndësi që edhe në këto shpekulime edhe në këto debate pa autor Maqedonia e Veriut nuk është e përmendur në të dhe kjo është për shkak se ne jemi NATO dhe më askush nuk e sheh Maqedoninë e Veriut si pjesë e debateve të tilla të ndryshimit të kufijve”.

Por, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një intervistë për Kanal 5 thotë se ka biseduar me Kryeministri slloven Janez Jansha, i cili ka mohuar se qëndron pas këtij dokumenti.

“Unë bisedova me Kryeministrin e Sllovenisë Janez Jansha. Jemi miq dhe ai më tha ndryshe. Ai tha se Tanja Fajon, Tonino Picula dhe Zoran Zaevi kanë krijuar një Non Paper të tillë që po përhapet nëpër Evropë. Jansha absolutisht mohon se ekziston një dokument i tillë”.

Nga Presidenca dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut, duke komentuar ‘Non Paper’ slloven kanë thënë se pa marrë parasysh nëse ekziston apo jo një dokument i tillë, qëndrimi tashmë i njohur është se çdo ndryshim kufijsh në Ballkan nuk do të stabilizojnë rajonin dhe se rruga e vetme që çon drejt jetës më të mirë janë përmbushja e reformave të domosdoshme që janë vendimtare për aderimin në familjen evropiane.

Klan Macedonia







Të ngjashme