Pagat e deputetëve përgjysmohen për 3 muaj



Pagat e deputetëve përgjysmohen për 3 muaj

11:04 02/04/2020

Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur që pagat e deputetëve të përgjysmohen për një periudhë tremujore. Vendimi u mor këtë të enjte pas një mbledhjeje të posaçme të Byrosë së Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas një deklarate të parlamentit thuhet se ky vendim u mor në shenjë solidariteti me qytetarët dhe bizneset e prekura nga masat kundër koronavirusit.

“Byroja vendosi që, në kuadrin e masave për të lehtësuar përballimin e situatës së pandemisë, krijuar nga koronavirusi COVID-19, në shenjë solidariteti me qytetarët dhe bizneset e prekur nga masat ndaluese të koronavirusit, paga e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë  të përgjysmohet për një periudhë tremujore”, thuhet në deklaratën e Kuvendit.

Ndërkohë, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u është drejtuar me një letër drejtuesve të institucioneve kushtetuese dhe tyre të krijuara me ligj që të marrin të njëjtën nismë, për përgjysmimin e pagës së tyre për një periudhë tremujore.

“Të marrin të njëjtën nismë, për përgjysmimin e pagës së tyre për një periudhë tremujore, si kontribut në lehtësimin e përballimit të nevojave për parandalimin e përhapjes së këtij virusi të rrezikshëm”, thuhet në deklaratën e Kuvendit. /tvklan.al



Të ngjashme