Një zjarr ka përfshirë një banesë në Elbasan. Mësohet se është djegur pjesërisht banesa e R.Z, 65 vjeç, banues në Belsh. Shkak për rënien e zjarrit dyshohet të ketë qenë pakujdesia gjatë ndezjes së bombulës së gazit. Ndërkohë policia dhe zjarrëfiksia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të neutralizuar situatën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për ngjarje aksidentale./tvklan.al