Emisioni “Stop” në Tv Klan është drejtuar te “Lagjja e Re” në Kavajë pasi Rudina Gjumzi ka probleme me sistemin e ujit. Bëhet fjalë për pallatet e bashkisë para tërmetit. Pas përfundimit të punimeve, banorëve u është dashur që të lidhin vetë ujin me puse individuale sepse nuk ka pasur ujë. Lidhjet e ujësjellësit i kanë bërë vetë, mes tubash të shumtë ku ngjitur janë kabujt elektrikë.

“Stop” sheh se në tarracë rrjeti është si merimangë. Emisioni komunikon me Shpend Barametën, drejtor i UKK-së, i cili pasi vihet në pozitë premton të marrë masa për zgjidhjen e situatës. Gazetarja vë në dijeni edhe OSHEE-në që të shohë rrjetin elektrik, kabinën dhe gjithçka për shmangie rreziku dhe drejtori Enver Haliti premton gjithashtu se do të marrë masa.

Drejtori Enver Haliti: Çfarë t’i bëj unë? S’kam lidhje me ujin unë! Unë veproj veprimin tim, po aty kanë qenë bokset siç i ka bërë ndërtuesi.

Gazetarja: Po të kërkoj mbështetje si institucion.

Drejtori Enver Haliti: Ok, në rregull!

Gazetarja: Që të bashkëpunosh me ujësjellësin dhe ta shikosh situatën vetë që të gjeni një zgjidhje.

Drejtori Enver Haliti: Do të komunikojmë  me drejtorinë e Ujësjellësit dhe me drejtorinë e bashkisë, do të marrim masa të bëjmë rikonstruksionin që t’i japim shërbim.

Nga ana tjetër Arti Çiçoli nga bashkia Kavajë, thotë se Bbshkia do të bëjë bashkë UKK dhe OSHEE-në për këtë rast, duke ofruar edhe shërbimet e saj për arritjen sa më parë të zgjidhjes./tvklan.al