Bardhi: Mbledhim Kuvendin po u protokolluan firmat

Dy ditë pasi firmat e 4350 delegatëve të Kuvendit iu besuan si kryetar i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka hapi dyert e zyrës së tij për t’i dhënë fund akuzave të bëra për “blof” nga Lulzim Basha dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.

Në kundërpërgjigje, numri dy i Partisë Demokratike ftoi kreun e këshillit kombëtar të mos bëjë show dhe kërkoi nga grupi i nismëtarëve që ta depozitojnë kërkesën në protokoll, me qëllim thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Por ndryshe nga Gazment Bardhi, Kryetari i Këshillit dha një tjetër version.

Bardhi përsëriti se Partia Demokratike nuk do ta njohë kuvendin e 11 Dhjetorit, duke e cilësuar atë miting të thirrur nga Sali Berisha.

Tv Klan